Wladimir Klitschko (39) mbetet kampion bote
Në sallën e stërmubushur të Madison Square Garden (18 000 shikues) në NewYork, Klitschkos iu dashtëndymbëdhjetë raunde për të mposhtur Bryant Jennings (30). Amerikani nga Filadelfia ishte një kore e fortë dhe një kundërshtar i papërshtatshëm. Bile, në raundin e dhjetë Klitschkos iu morën disa pikë për shkak të qëndrimit të tij. Fitorja ishte e padiskutueshme dhe e qartë (119:109, 116:111, 116:111) për kampionin e botës në kategorinë e rëndë! Por, ku mbeti nokauti i premtuar i tij? „Komplimente për Jennings, ai është një qen i tërbuar“, deklaroi Klitschko pas meçit. Problemi kryesor te Klitschko ishte sjellja në veprim e të djathtës së tij. „Nuk më dha rast që ta përdori të djathtën. Ishte jashtëzakonisht vështirë ta qëlloja, pasi Bryant ishte mjaft mirë i përgatitur“. Për Wladimirin (kampion bote në versionet WBO, IBF dhe WBA) ishte kjo fitorja e 64-t në 67 meçet e tij profesioniste. Klitschko tashmë nëntë vite është kampion bote dhe humbja e tij e fundit ka qenë qysh para njëmbëdhjetë viteve.