Askush nuk i dashti 100 mijë frangat zvicerane

Date:

Buendel-mit-Tausendernoten-Symbolbild-

Delsberg – Organizata humanitare zvicerane „Caritas“, mund të festojë për 100 mijë franga zvicerane. Këtë shumë të hollash, vullnetarët e Caritasit gjatë prillit të vitit 2010, i kishin gjetur në një palë rrobe të dhuruara nga një person i panjohur. Deri më tani, pronari i të hollave ende nuk është zbuluar.
Banknotat prej 100 dhe 1000 frangash zvicerane, menjëherë i ishin dorëzuar policisë pas gjetjes së tyre në një vend grumbullimi në Saignelégier të Juras. Pas kësaj, në polici ishin lajmëruar disa persona të cilët nuk kishin mundur të dëshmojnë se të hollat mund të kenë qenë të tyre. Më në fund, gjatë të premtes së kaluar, pas afatit ligjor prej pesë vitesh për mosgjetjen e pronarit, autoritetet kantonale njoftuan se të hollat e gjetura janë bërë pronë e Caritasit, e cila është duke u menduar se ku do t`i përdorë të hollat. Rreth prejardhjes së të hollave, mediet zvicerane kishin spekuluar në mënyra të ndryshme, nga një donacion anonim e deri në plaçkitje e harruar nga hajnat.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...