Pse Remzie Osmani e bëri këngëtar të vëllain e saj Nexhatin?

Date:

showbiz-rremzije_620x330_345280417

Remzie Osmani është një nga këngëtaret e muzikës popullore më e pëlqyera.

S’harrohen dot këngët e saj me këngëtarin e doajenin e muzikës popullore Qamili i Vogël, me të cilin Remzia bëri e realizoi shumë këngë e klipe.

Sot Remzie Osmani është më e preferuara dhe më e kërkuara këngëtare nëpër mbrëmje muzikore, por edhe nëpër ahengje e dasma shqiptare gjithandej trojeve shqiptare.

Meritë e Remzies është, që sot edhe i vëllai i saj Nexhat Osmani është këngëtar dhe i adhuruar i  publikut kudo që këndon ai, po edhe me motrën, të madhen tonë këngëtare Remzie Osmanin.

Remzia me të vëllain, muzikës shqiptare i ka ofruar këngë që lënë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare.

Këngët e tyre, motrës e të vëllait, Remzies e Nexhatit, dëgjohen anembanë trojeve shqiptare, po dhe klipet e tyre të shumta i shohim në të gjitha kanalet tona televizive shqiptare.

Këta dy këngëtarë, motër e vëlla, kanë paralajmëruar se së shpejti do t`i surprizojnë fansat e vet me projekte të reja.

E vërteta, se Remzia me zërin e saj dhe këngët i ka fansat e vet, por dhe e vërteta tjetër, se më të vëllain Nexhatin, po i ecë puna mirë materialisht.

Që të dy, këngëtarë shumë të pëlqyer sot.

Shumë të adhuruar. Shumë të kërkuar./ Kosovarja/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...