Vullnetarja shqiptare nga Belgjika, përkujdeset për të arratisurin 14-vjeçar

Date:

Tashmë, edhe në Komunën Malmedy të Belgjikës, kanë arritur refugjatët e parë. Në ish hotelin „Georges“ në Ligneuville, i cili kohë të gjatë ishte i zbrazur, Kryqi i Kuq belg ka imrovizuar një qendër strehimi për refugjatët e rinj.

 

 

Shqiptarja Filis Ademi, 20 vjeçare, tashmë tre vite, me familjen e saj është duke jetuar në Ligneuville. Ajo është nga Shqipëria dhe ka vendosur që vullnetarisht të shërbejë si përkthyese.

 

 

„Qysh nga e diela erdha për të ndihmuar në pastrimin e hotelit. Atje më thanë se dy shqiptarë do të vijnë këtu. Iu përgjigja se unë mund të vija të ndihmoj në përkthim. Posa më thirrën, unë erdha menjëherë.

 

 

Rasti i parë që iu paraqit për të përkthyer, ishte historia e shqiptarit 14 vjeçar Ervin Sahitaj, i cili ishte larguar nga familja e tij. Për momentin ai kishte gjetur strehim të përkohshëm në këtë hotel në Ligneuville.

 

 

Po që se kanë nevojë për ndonjë gjë tjetër, unë jam gjithashtu në disponim“, ka deklaruar për „L`Avenir“ Filis Ademi, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Barriera e gjuhës është një pengesë e madhe e të rinjve të cilët vijnë në Belgjikë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...