Futbollisti maqedonas dëmshpërblehet me gjysmë milioni franga zvicerane ?!

34 Lexime

Dosjet janë nën përkujdes të fortë, ndërsa bëhet fjalë për ngjarjen e 26 marsit të vitit 2010. Një negociatë e Komisionit të arbitrazhit të FC Sion e datës 21 nëntor 2011, nuk kishte sjellë ndonjë risi, pasi Sioni kishte ofruar një shumë të vogël pesëshifrore.

 

 

Por Mitreski, i cili në ndërkohë është dashur të përfundojë karrierën e tij, kërkon një gjysmë milioni frangash zvicerane. Për 16 muaj paga, benificione, kamata etj. Por, gjithashtu edhe për ndalesa të paautorizuara të pagës. Kështu psh, në nëntor të vitit 2009, për një riparim të një veture të klubit, ai ishte ngarkuar me 7 mijë franga për dëmet e shkaktuara, të cilat ai aspak nuk i kishte bërë.

 

 

Më 27 tetor, para Gjykatës lokale në Martigny ishte ngritur edhe një akuzë se gjoja, dy ditë para se të zhvillohej ndeshja kampionale, Mitreski ishte parë nënjë kazino në Martigny, shkruan „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“.

 

 

Më 2 prill të vitit 2010, ai ishte liruar nga angazhimet e FC Sionit. Avokati i Mitreskit, Dr. Roland Schaub tashmë ka deklaruar se është pajisur me një vërtetim të kazinos në fjalë, e cila dëshmon se në kohën e caktuar Mitreski as që ka qenë në kazino, e bile as edhe në restorantin e afërt. Pas largimit nga ekipi, më 2 prill të vitit 2010, futbollisti maqedonas qëndroi tetë muaj pa punë. Për pos një angazhimit të shkurtër tek FC FC Aarau, ai nuk arriti të gjejë më ndonjë kontratë të re. Me largimin nga radhët e veta, FC Sioni i kishte shkaktuar jehonë të keqe futbollistit. Plotësisht e padrejtë, mendojnë mbrojtësit e tij, të cilët do të ballafaqohen me një shumë prej 500.000 frangash.