Vuçiçit do t`i mbetet edhe shumë kohë dora e pajtimit në ajër

Date:

Njëzet vite pas luftërave në Ballkanin Perëndimor. rruga e pajtimit mbetet ende shumë e gjatë, shkruan „Nachrichten.at“. Më së miri këtë e përjetoi kryeministri serb Aleksandar Vuçiç gjatë të shtunës. Gjatë përkujtimit të njëzetvjetorit të masakrës së Srebrenicës, ai u pritë me fërshëllima dhe hedhje të gurëve, shisheve, këpucëve dhe gjithçka që u gjindej përdore demonstrantëve, të cilat hidheshin në drejtim të kryeministrit serb dhe truprojeve të tij.
„Vriteni Vuçiçin“, thërrisnin sulmuesit, e gjithashtu dëgjohej edhe „Allahu Ekber“. Disa orë më parë, pritja e kryeministrit serb në shënimin e përvjetorit në Potoçari kishte një pamje krejtësisht ndryshe. „Ti je i ri, ti mund ta përmirësosh përsëri gjendjen“, i kishte thënë një „nënë nga Srebrenica“ Vuçiçit. Për gruan e cila në korrik të vitit 1995 i kishte humbur më të dashurit e saj, nuk ishte ky një gjest shumë i thjeshtë.
Edhe për kryeministrin serb (një ish ultranacionalist), vendimi për të marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të Srebrenicës, nuk ka qenë edhe aq i lehtë. Pasi ai vendosi të marrë pjesë në këtë manifestim si kryeministri i parë serb.
„Për çdo serb të vrarë do të vrasim njëqind myslimanë“, shihej në një trasnparent të një demonstruesi në Potoçari. Këtë fjali ai e kishte thënë gjatë luftës së Bosnjës (1992–1995).
Pas ngjarjes, Vuçiçi personalisht kishte deklaruar: „Dora ime e pajtimit ende mbetet e zgjatur. Unë do ta vazhdoj politikën time“, ka thënë ai, dukshëm i shqetësuar pas kthimit të tij në Beograd.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...