Mosedukata në Zvicër paguhet shtrenjtë

Date:

Një kosovar i ri, si i vetmi i familjes pesanëtarëshe, ngelë pa pasaportë të kuqe zvicerane. Ai e kishte fotografuar një kolege gjatë marrëdhënieve intime dhe ia kishte dërguar fotot.
Pakujdesia e vogël e kosovarit 14-vjeçar, atij i kishte shkaktuar probleme të mëdha: Pasi në rrethinën e qytetit të Bielit në pranverën e vitit të kaluar, gjatë marrëdhënieve intime e kishte fotografuar kolegen e tij dhe më pas ia kishte dërguar fotografitë asaj, nga Prokuroria e të rinjve të rrethinës Berner Jura-Seeland, në korrik të vitit të kaluar ishte shpallur fajtor, duke u ndëshkuar.
Për Sekretariatin shtetëror zviceran për migrim, kjo ishte një arsye e mjaftueshme që nga familja e tij pesanëtarëshe, të vetmit atij, t`i mohohet e drejta për pasaportë zvicerane. Sipas arsyetimit të zyrtarëve, ai nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme. Nga ana tjetër, avokati i të riut kishte paralashtruar ankesë përkatëse.
Por, sipas „Berner Zeitung“, vendimi i instancës së parë është i plotfuqishëm dhe nuk ka asgjë kontestuese te mos natyralizimi i tij. Pas një afati prej dy vitesh, i riu ka të drejtë përsëri të nëjë ankesë, ndërsa gjykatësi administrativ ka deklaruar: „Deri atëherë, ai ka kohë që të përmirësohet“. Shpenzimet gjyqësore në një shumë prej 3 mijë frangash zvicerane, do të duhet t`i paguajë personalisht kosovari ri.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...