Vrasja e sllovakut nga shtetasi maqedonas gjithnjë e më e qartë
I dyshuari kryesor për vrasjen F. S.
Gjatë të mërkurës, pak pas mesditës, në Ganterschwil SG të Zvicrës kishte ndodhur krimi: M. W. (38) dhe partneri i saj A. V. (36) kanë qenë duke shëtitur disa qindra metra larg shtëpisë së tyre, kur papritmas ata hasin në shtetasin maqedonas F. S. (29) dhe një zviceran (50). Njëri nga ta hapë zjarrë mbi shtetasin sllovak A. V.
Autorët e krimit ishin larguar nga vendi i ngjarjes, por policia zvicerane kishte arritur t`i arrestojë në Staad SG. Tashmë është e qartë se F.S. dhe A. V. janë njohur edhe më herët, bile për një kohë të caktuar kishin jetuar në të njëjtën shtëpi në Ganterschwil.
Shtetasi maqedonas ka qenë i dashuri i M. W. «Ai gjithnjë e vizitonte barin kur ajo punonte», deklaron Miftar Tajroski (33), për „Blick“, transmeton „Shtegu.com“. Ai është duke menaxhuar një lokal të muzikës në Rorschach SG dhe tre muaj ka qenë punëdhënës i M. W.: «Pa dyshim se ata ishin një çift». Këtë e pohojnë edhe fqinjët, të cilët e njohën F. S. në një foto dhe thanë: «Muajve të fundit ai ishte shumë shpeshë këtu».
A.V dhe M.W.
Së bashku me sllovakun, zviceranja M.W. kishte vendosur që të hapë një lokal në St. Gallen, i cili nuk u solli shumë fat, duke i futur në borxhe të mëdha. Në Ganterschwil po përflitet se përderisa sllovaku A. V. ka qenë në burg, zviceranja e kishte marrë me vete në banesë shtetasin maqedonas.
Mbetet e paqartë nëse vrasja ka ndodhur për të likuiduar kundërshtarin pas daljes nga burgu! Për motivin e vrasjes, për momentin policia zvicerane nuk mund të japë asnjë informatë.
E pabesueshme: Pak para orës dy të mëngjesit, një dëshmitar i kishte parë dy burrat në një lokal të natës duke festuar. „Ata nuk dukeshin se sapo kishin vrarë një person“, ka deklaruar dëshmitari në fjalë.