Pas vrasjes së djeshme tmerrohen zviceranët, do të shëtiten të armatosur

Date:

Vrasja e së mërkurës në Ganterschwil të Zvicrës, me ç`rast një shtetas maqedonas dhe një zviceran vranë një shtetas sllovak, ka tmerruar baorët e fshatit. „Një gjë e tillë ndodhë vetëm nëpër qytete të mëdha“, ka deklaruar për „20 Minuten“, një banor më i vjetër i fshatit, transmeton „Shtegu.com“. „Tek ne gjithmonë ka qenë qetë“. Një banore tjetër nuk i beson më askujt dhe pas kësaj vrasje ajo nuk del e paarmatosur nga shtëpia. Që tani, ajo me vete do të marrë një thikë, gjatë shëtitjes me qenin e saj. „Është bërë rrezik, njeriu nuk e di se ç`mund t`i ndodhë. Më përpara problemet janë zgjidhur me grushte, ndërsa tani me plumba“. Përndryshe, policia zvicerane ka bërë me dije se vetura „Audi“, me të cilën ishin arrtisur të dyshuarit për vrasje, është gjetur në një rrugë të qytezës Goldach. Në komunikatën e saj, ajo shkruan se vetura është gjetur dhe do të hetohen gjurmët në te, nga teknikët e krimit.

Viktima sllovake është personi me inicialet A. V., ka pohuar policia. Ai ka jetuar në afërsi të vendit të ngjarjes, së bashku me partneren M. ë., e cila gjatë krimit ishte me te. Së bashku ata e udhëhiqnin një sipërmarrje të gastronomisë dhe lokaleve erotike. Por, ata është dashur të heqin dorë nga sipërmarrja për shkak të borxheve të larta që përfshinin shumën prej mbi 60.000 franga zvicerane. Sipas asaj që shkruajnëmediet zvicerane, vrasësi ka qenë ish i dashuri i shoqërueses së viktimës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...