Viza B e Zvicrës kushton njëqind mijë franga zvicerane në vit
14:22:35 2016-12-05
Shembulli i Humgarisë tregon se me 60.000 euro, mund të sigurohet një lejeqëndrim në Bashkësinë Europiane. Në Zvicër, duhet të kalkulohen rreth njëqind mijë franga zvicerane brenda vitit
Ai i cili ka para e ka shumë lehtë. Të huajt e pasur mund të vijnë shumë thjeshtë deri te një vizë B në Zvicër, e me këtë edhe në tërë territorin e BE-së, përmes tatimit të csaktuar në përgjithësi.
Në Kantoni Valis për shembull, ai i cili dëshiron të pajiset me vizë B, duhet të jetë shumë i pasur, njofton „Shtegu.com“. Ai i cili ka një pasuri prej një milion frangash zvicerane, si dhe të ardhura personale prej së paku 250.000 frangash në vit, mund të merret parasysh për tatimin e caktuar në përgjithësi. Sipas studimeve të një zyre të besueshme zvicerqane, një çift i martuar ngarkohet me 102.000 franga tatim në vit.
Përmes kësaj mundësie, 481 të huaj janë pajisur me viza B, sidomos shtetasit rusë. Prej kësaj shifre, 148 shtetas rusë kanë shfrytëzuar mundësinë që rë pajisen me lejeqëndrim të rregullt në Zvicër.