Ekspozitë e veçantë e piktorit kosovar Ymer Shaqiri në Gjermani

178 Lexime

15:26:38                   2016-12-05

 

 

 

 

 

Nga data 04 dhjetor 2016, e diel, e deri më 29 janar 2017, muzeun Villa Haiss in Zell a.H. në Gjermani, do të mbahet ekspozitë në të cilën do të mund të shikohen punimet e piktorit kosovar Ymer Shaqiri. Ai ka lindur në vitin 1954 në Sveqël të Podujevës. Ka punuar në shoqatën e artistëve në Obiliq, deri në periudhën kur filloi presioni ndaj artit shqiptar dhe ai ishte i detyruar të largohej nga vendlindja. Në ndërkohë, ai jeton dhe punon në Gjermani. Gjatë këtij viti, ai kishte një ekspozitë personale në Kosovë në Muzeun Kombëtar të Prishtinës, të cilën tani do të mund ta shikoni në muzeun Villa Haiss në Gjermami, shkruan „Badischer Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Përfaqësues i tij është galeristi gjerman Walter Bischoff, i cili me vite të tëra është duke i paraqitur punimet e tij në Art Karlsruhe, Seul të Koresë, në Köln, San Francisko, Çikago, Los Angeles, Santa Fe, Stamboll, Lisbonë, Madrid, Cyrih dhe Vilnius. Tashmë, veprat e Ymer Shaqirit mund të gjenden në shumë ekspozita kombëtare e ndërkombëtare. Domethëniet e pikturave të tij janë të bazuara nga përjetimet e veta, pasi ai është rritur pa prindër. Kështu pra, Ymeri i kastudiuar deri në përpikmëri dyert, dritaret, telat, dhe lulet e vjetra.

 

 

 

 

Ekspozita do të jetë e hapur nga e enjtja deri të dielën, prej orës 13.00 – 18.99 dhe më 24.12.16 nga ora 11.00 – 14.00.

 

 

 

 
Galeria Walter Bischoff
Muzeu Villa Haiss
Am Park 1
Zell a.H.
Tel. +49 (0)7835 549987