Skandal: Tallje e madhe me shqiptarët dhe gjuhën shqipe në rrjetet sociale, profile maqedone
21:12:25 2016-12-04
Pas paralajmërimeve të liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev për dygjuhësi në gjithë vendin, rrjetet sociale janë vërshuar me një tallje dhe urrejtje të madhe ndaj shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në përgjithësi, informon Zhurnal ndërkohë që sot në një profil të hapur në facebook me emrin „Intënzivni kursëvi po Шќиптар“ ka nisur të bëhet një propagandë dhe përbuzje e gjuhës shqipe që lë të kuptohet se tani aktivitetet e partive maqedonase VMRO dhe LSDM kanë në vijë të parë talljen e gjuhës shqipe.
Në intervistën e publikuar sot në mëngjes nga REL ku i intervistuar ishte lideri i opozitës Zoran Zaev, ky i fundit zhveshi veten nga të thënat e pathënat duke u arsyetuar se tashmë ekziston një ligj për gjuhën shqipe dhe se asgjë më tepër nuk duhet bërë në drejtim të zyrtarizimit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë në republikën e Maqedonisë.
Mirëpo, Zaev haroi se në tribina në ditët e para të fushatës parazgjedhore e madje edhe sot e kësaj dite po shkyen gojën duke premtuar se do të ofrojë barazi të plotë për shqiptarët si dhe gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në gjitha qytetet e Maqedonisë edhe atje nuk nuk ka asnjë shqiptarë.
Po çfarë në fakt kishte deklaruar në intervistën e tij dhënë REL, Zoran Zaev i pyetur lidhur me zyrtarizimin e gjuhës shqipe.
“Ligji ekzistues i gjuhëve dhe Kushtetuta janë shumë të qartë dhe liberal dhe garantojnë të drejtat e qytetarëve, vetëm nevojitet zbatimi i tyre. Nuk do të ndryshohet as Kushtetuta as ligji i përdorimit të gjuhëve. Ligji ekzistues siguron një mundësi për realizimin praktik të nevojave të qytetarëve në këtë aspekt. Ata vetëm këtë kërkojnë. Unë tregova një shembull të një gruaje të vjetër e cila nuk mund të fitojë përkujdes për person të tretë për shkak se dikujt nga komuna nuk i pëlqen t’i përgjigjet në gjuhën shqipe, në një komunë ku gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare. Ka edhe shembuj të tjerë. Komuna Shuto Orizare ka një të drejtë të ligjshme për përdorimin e gjuhës rome, sepse më shumë se 20 për qind e banorëve janë romë. Pse të mos zbatojnë ligjin? Përveç maqedonishtes, në përdorim është edhe gjuha shqipe por jo edhe gjuha rome. Asgjë jashtë Kushtetutës dhe ligjit, por zbatimin praktik. Këta kvazinacionalistët nga të dyja palët, në mënyrë të fshehtë, nën tryezë, merren vesh për sjelljen e ligjevepor pastaj nuk i zbatojnë ato. Prandaj disa prej qytetarëve nga komunitetet më të vogla kanë ndjenjë se kjo ky shtet për disa është i nënës, ndërsa për disa të tjerë i njerkës. Jo, shteti duhet të jetë në mënyrë të barabartë nëna e të gjithëve të barabartë për të gjithë nmënyr që të gjithë ta duam, të çmojmë, dhe ta forcojmë karakterin unitar të Maqedonisë“, ka deklaruar kështu në intervistën e tij dhënë REL Zoran Zaev lider i LSDM.
Në anën tjetër, shkak i gjithë kësaj urrejtje tashmë rrjetet sociale janë vërshuar nga komente e tallje të shumta në drejtim të gjuhës shqipe.
Profili që do sjellim më poshtë ka nisur të bëj një tallje jashtëzakonisht të keqe dhe shumë skandaloz me përplot gabime e përzierje të tekstit maqedonisht dhe shqip.
Zhurnal ju sjell më poshtë tekstin të cilin e hasi në një profil maqedonas.
Poçituvani Sogragjani,
novitë priliki vo Република е Маќедонисе nalagaat uçënjë na Шќиптар.
Nië nudimë intënzivni kursëvi za фемије od prëdshkolska i школе vozrast kako i za vozrasni.
Bidëtë prëd vrëmëto, bidëtë prëd drugitë!
Чмимед së krëirani za sëkoj dzëb i prilika!
Za комуна е #Strumica i poshiroko, курсе së BËSPLATNI!
Zavrsniot ispit kjë së sostoi od prëvod na кенге vo prilogot, na Vashiot гјухе.