Vinçi rrëzohet mbi ndërtesë, tmerrohet shqiptari

Date:

Një dëshmitar i rastit ka deklaruar për „20Minuten.ch“ se e kishte porositur një pije në një restorant në Urdorf të Zvicrës, përderisa jo larg tij kishte ndodhur një fatkeqësi spektakolare: Një vinç i madh ndërtimi e kishte humbur baraspeshën dhe ishte rrëzuar mbi një ndërtesë banimi. „Mbetëm gojëhapur“, vazhdon dëshmitari. Gjtihçka ndodhi shumë ngadalë, ndërsa vinçi u rrëzua, pjesa e përparme u shembë mbi çatinë e ndërtesës, ndërsa ajo e pasmja në rrugë.
Policia zvicerane e ka konfirmuar ngjarjen, e cila ka ndoshur rreth orës 15.45, pasditen e së enjtes. Siapas zëdhënsit të policisë, Beat Jost, ndërtesa e goditur është evakuuar menjëherë. Në te për momentin ka qenë vetëm një person, i cili ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa persona të tjerë të dëmtuar nuk ka.
Banuesit e ndërtesës nuk kanë mundur të kthehen menjëherë në te, por komuna u ka organizuar një bujtinë të përkohshme për këtë natë. Sipas hetimeve të para dëmi material llogaritet të jetë rreth një milion franga zvicerane, ndërsa hetimet për shkakun e aksidentit vazhdojnë.
Edhe shqiptari Fatlum Idrizaj ka mundur ta vëzhgojë aksidentin. „Se si u shembë vinçi, ishte tmerr i vërtetë“, ka deklaruar ai.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...