Kosovari meret vesh me këmbë e duar me gjermanin

Date:

Integrimi i refugjatëve mund të jetë shumë i thjeshtë, shkruan e përditshmja gjermane „Nord Bayern“: Katër azilkërkues nga qendra e strehimit „Gasthaus Schneider“ janë duke ndihmuar në një shtëpi bujku në Hallerndorf të Gjermanisë.
Njëri nga ndihmësit është edhe Fadil Avdyli nga Kosova, i cili me familjen e tij ka ardhur në Gjermani. „Në vendin e tij të punës, ai bën gjithçka, atë që edhe ne e bëjmë“, spjegon shefi i shtëpisë, ëalter Gunselmann. Këtu përfshihet kositja e barit, pastrimi i rrugëve të fshatit, ngjyrosja e dërrasave, nga të cilat më vonë do të bëhet një gardd për tu ndërtuar një fushë e lojës për fëmijë.
Mirëkuptimi ndonjëherë arrihet vetëm me duar dhe këmbë, pohon Gunselmann. Ndihmësit e rinj, mund të komunikojnë vetëm në mënyrë fragmentare, ndërsa për dialektin as që mund të fillojmë njëherë, thotë shefi dhe qeshet. Me gjithë këtë, ai është tepër i kënaqur nga ndihmësit e rinj dhe gëzohet për përkrahjen që ia kanë dhënë. Nga ana tjetër Fadil Avdyli ndjehet shumë i lumtur dhe i gëzuar gjatë punës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...