I paralajmëron të tjerët për radar, i meret patentë shoferi

Date:

Pasi një grua 42-vjeçare, në lokacionin Mauth të Gjermanisë, e hetoi një radar në rrugë, ajo u kthye me veturën e saj, doli me shpejtësi jashtë dhe filloi t`i paralajëmrojë pjesëmarrësit e tjerë për „rrezikun në afërsi“. Por, kjo do t`i kushtojë shtrenjtë gruas gjermane, e sidomos nga fakti se ka qenë edhe nën ndikim të alkoolit, thuhet në një deklaratë të policisë gjermane, të lëshuar gjatë të enjtes.
Pasi e kalon dy herë radarin për tu vërtetuar nëse vërtetë është aktiv, me një shpejtësi jo edhe aq të madhe, ajo vendos që së paku t`i shpëtojë pjesëmarrësit e tjerë dhe kjo i bie në sy policsë. Gruaja kthehet mbrapa, e parkon veturën afër radarit dhe fillon t`i sinjalizojë me duar të tjerët që të kenë kujdes. Pas kontrollit të zakonshëm, policia konstaton se gruaja e kishte zbrazur pak më tepër se ç`duhet gotën e alkoolit dhe vendosë që t`ia konfiskojë patentë shoferin. „Tashmë ajo nuk duhet të brengoset për vendndodhjen e radarëve“, kanë deklaruar nga policia gjermane.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...