Vëllai i Valdet Gashit i falënderon të gjithë për ngushëllimet

Date:

Në foto, Valdeti i katërti nga e djathta

 

 

„I falënderoj të gjithë personalisht për çdo telefonatë apo mesazh…mbi 1.500 mesazhe brenda dy ditësh në Facebook, whatsapp etj. etj….. dhe kjo vërtetë më bën të fortë!!!

Ai i cili dëshiron të na vizitojë, dera e shtëpisë është e hapur për çdonjërin për çdo ditë. Nuk do të ketë ditë të veçantë për shprehje të ngushëllimeve, por çdokush mund të vijë kur të dojë. Vizita juaj do të na gëzonte pa masë dhe jeni të mirëseardhur“, ka shkruar vëllai i Valdetit Valon Loni Gashi, në faqen e tij në Facebook.

Nga ana tjetër, lajmi i vrasjes së Valdetit i ka tronditur bashkëqytetarët gjermanë në qytetin e tij dhe në rrethinë. Askujt nuk i besohet se një sportist kaq i madh nuk është më në mesin e tyre, ndërsa nëpunësit komunalë janë duke menduar për familjen e tij. Valdeti në qytet ishte vlerësuar gjithnjë si një sportist i madh, ndërsa në vitin 2010, për shërbimet e tij, ishte shpërblyer nga komuna.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...