Myslimanët ndërtojnë kisha, amerikanët mbesin gojëhapur

Date:

Askush nuk e kishte pritur këtë aksion të myslimanëve
Tashmë është përforcuar paragjykimi se Islami është një religjion që prodhon terroristë, e sidomos pas sulmeve të ISIS-it, shkruan „Huffington Post.
Sipas ithtarëve të kësaj teze, myslimanët e kanë problem për të akceptuar ndonjë religjion tjetër. Por, ky është një gabim i madh, gjë të cilën e demanton edhe një shembull që ka ndodhur në SHBA.
Pas sulmit në një kishë në Charleston më 17 qershor të këtij viti, me ç`rast u vranë disa persona afroamerikanë, u shkaktuan shumë zjarre nëpër kishat amerikane. tetë kisha të vizituata kryesisht nga ta, u gjendën në flakë.
Ishte një tragjedi e madhe për këtë besimtarë, por ata e pranuan një ndihmë nga një palë e papritur – nga myslimanët. Me një fushatë online, një grup i myslimanëve amerikanë e kishte grumbulluar një shumë prej 65.000 dollarësh për riparimin e kishave, me moton e tyre: „Dëshirojmë për të tjerët ate që dëshirojmë për vete“.
„Nuk është me rëndësi se si dhe përse u djegën këto kisha. Vetëm dëshirojmë t`i ndihmojmë vëllezërit dhe motrat tona me ngjyrë të zezë, në mënyrë që sa më shpejt të kthehen nëpër shtëpitë e tyre të shenjta“, ka deklaruar Linda Sarsour nga „Shoqata arabo-amerikane“.
Por, prej nga vjen kjo gatishmëri për të ndihmuar? Sipas analistes së religjioneve Najeeba Syeed, është muaji i Ramazanit, ai i cili i motivon shumë myslimanë për të ndihmuar. Me këtë rast, nuk është me rëndësi nëse personi është mysliman apo i besimit tjetër.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...