Paguan dënimet me njëzet e shtatë kilogram të holla

Date:

Nga zemërimi i madh, një student amerikan ka paguar dy dënime në mënyrë të pazakonshme: Në pikëpagesën e duhur, ai ka sjellë tre kova me të holla, të mbushura me nga një peni të metaltë, me një peshë prej 27 kilogramësh. Vlera e tyre ka qenë jo më shumë se 110 dollarë.
Studentin Stephen Coyle (26) e kishte nevrikosur një ligj i shtetit federal North Carolina, i cili parashehë që 80 për qind e gjobës të shkojnë në arkën e qytetit.
Në fillim të muajit korrik, ai kishte organizuar përgatitjet për të paguar dënimet: njëri i datës 27 maj (parkim pa shenjë adekuate, 80 dollarë) dhe ai i datës 16 korrik (përdorim i automjetit të palejueshëm, 30 dollarë) për aksion politik.
Për të realizuar idenë e tij, ai është dashur të vizitojë disa banka dhe për fat të mirë ata i dolën në ndihmë, fillimisht duke menduar se ndoshta bëhej fjalë për ndonjë barsoletë.
Pesë kartonë me 11.000 peni i kishte mbledhur dhe kishte shkuar për të paguar dënimin. Fillimisht tek nëpunësit ishte vërejtur shqetësim, por në fund e kishin akceptuar mënyrën e pagesës e cila u kishte zgjatë tre orë e dyzet minuta për të numëruar të hollat.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...