Velesi në fokus të medieve të huaja: 150 domene shkruajnë lajme të rremë

Date:

19:42:33            2016-08-26

 

 

 

 

 

Ekzistojnë qindra e qindra faqe si psh USANewsFlash, 365usaneës.com apo usapoliticsonline.com, të cilat transmetojnë artikuj të rremë pro Trumpit, apo kundër Clintonit, ose për të dy. Karakteristikë e tyre është që të jenë të regjistruara në Maqedoni, në qytetin sharmant të Velesit, shkruan „20 Minutes“ e Francës.

 

 

 

Gazeta britanike „The Guardian“ ka llogaritë 150 emra të domenëve, të identifikuara në Veles dhe ka arritur të kontaktojë njërin nga krijuesit, i cili ka spjeguar për anueshmërinë ndaj kandidatit republikan amerikan, në një qytezë të vogël me më pak se 50 mijë banorë, në zemër të ish Republikës jugosllave të Maqedonisë: „Jemi një faqe e pavarur me qëllim që të përhapim influencën tonë në politikën amerikane. Bashkatdhetarët e mi e vërejtën se çfarë po bëja dhe e kopjuan konceptin tim. Por, ata e bëjnë këtë gjë, vetëm sa për të fituar ndonjë para“.

 

 

 

Larg asaj se kanë të bëjnë me politikën amerikane, përgjegjësit e këtyre faqeve e kanë kuptuar se klikimi i emrit të Trumpit është një hap i rëndësishëm. Pronari i domenit usadailypolitics.com psh ka deklaruar se e bën një gjë të tillë pasi njerëzit më së tepërmi interesohen për Donald Trumpin. E di se gjithçka që shkruhet për te nuk është e vërtetë, e gjithashtu e di se edhe ajo që shkruhet nëpër ueb faqet e portaleve maqedonase gjithashtu nuk është e vërtetë“.

 

 

 

Këta gazetarë të rremë maqedonas nuk kanë treguar se sa fitojnë duke i falënderuar kësaj metode, por supozohet se një faqe e tillë mund të sjellë fitim prej 10.000 deri 40.0000 dollarë për një muaj, shkruan më tej „The Guardian“, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...