Prindi maqedonas rrezikon tre fëmijët me vozitje marramendëse

Date:

20:37:32              2016-08-26

 

 

 

 

 

 

Një prind 33-vjeçar maqedonas i ka sjellë në rrezik jete tre fëmijët e vet. Gjatë vozitjes marramendëse, ata kanë qenë të ulur në karriget e fundit, pa ulëse për fëmijë.

 

 

 

 

„Fëmijët ishin të uritur, ndërsa unë duhesha të shpejtoja sa më shumë“, kështu është arsyetuar shtetasi maqedonas, i cili me vete ka pasur fëmijët e moshës 20 muajshe, 4 dhe 8-vjeçare, pa pasur për ta karrige për fëmijë. Sipas tij, karriget kanë qenë në një tjetër veturë. Përse ai me veturën e tij të llojit „BMW 330i“ ka vozitur me 231 km/h në autostradën A7, ndërsa radari e ka regjistruar në Wigoltingen të Zvicrës, gjatë ditës së djeshme në Gjykatën e rrethit të Weinfeldenit, shtetasi maqedonas nuk ka ditur të spjegojë. „Nuk e di se çfarë ndodhi, por vetëm e di se e kam bërë një gabim trashanik“, ka deklaruar shtetasi maqedonas për „Thurgauer Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Llogaria e kësaj çmendurie nga fundi i vitit 2014 është: Dënim me kusht prej pesëmbëdhjetë muajsh burg, konfiskimi i patentë shoferit për dy vite dhe një gjobë prej 7 mijë frangave zvicerane, duke i shtuar kësaj edhe shpenzimet gjyqësore. Vetura e tij është shitur përmes ankandit të detyruar për vetëm 1.700 franga.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...