Shaban Tërstena shpreh keqardhje për stadiumin e Hasanbegut
18:54:11 2016-08-26
Kampioni Olimpik, Shaban Tërstena shpreh keqardhje për stadiumin e Hasanbegut. Ai së bashku me 20 mundës të tjerë ka qenë pjesë një ditëshe e pastrimit të shtëpive në këtë fshat, ndërsa tani shpreh keqardhje që edhe ai nuk është në Maqedoni që të jetë pjesë e pastrimit të stadiumit.
Ja çka shkruan ai më tej:
“Pershendetje ambasadore te Karadakut
Shpesoj se jeni mire me shëndet por shpirtinish nuk ndiheni mirë, pasi fëmijët nuk nuk kanë mundësi për tu stërvitur në stadium. Më vjen keq që atë ditë kur morëm pjesë me 20 mundës, në pastrimin e shtëpive nuk na tregove se edhe stadium duhej të pastrohej. E dimë se për JU me rëndësi ishte ndihma ndaj popullatës dhe sërish dëshmuat se sportistët janë njerëz human dhe nuk njohin kufi. E lexova njoftimin e juaj për pastrimin e stadiumit, më vjen shum keq që nuk jamë në Maqedoni dhe të jemë pjesë e pastrimit të stadiumit të juaj. Dëshira ime është që fëmijët sa më shpejtë tju kthehen stërvitjeve, pasi nëse ata do ikin nga sporti do kemë më pak ambasadorë në botë. Jam me ju dhe me futbollistët e juaj.
MOS U DORËZONI- DO E FITONI EDHE KËTË BETEJË.
Të fala nga Zvicra. Me shpirt jamë së bashku me ju në stadiumin e juaj në HasanbegMe nderime
Shaban Trstena”. (mesportistet.com)