Vegeta dhe gullashi, magnet për gjermanët

Date:

Florent dhe Vedat Gashi kanë hapur një shitore të vogël në Dinslaken, në perëndim të Gjermanisë, me specialtete nga Ballkani. Konsumatorëve ata u ofrojnë disa raritete.

 
Kur për herë të parë Florent dhe Vedat Gashi e hapën lokalin herët në mëngjes, tetë persona kanë qenë duke pritur në radhë. Në Gjermani, është shumë vështirë të arrihet deri te artikujt ushqimorë nga Ballkani, bile edhe në qytetet e mëdhenj apo përmes internetit. Mu këto artikuj është duke i shitur „Balkan-Markt“, edhe ate mu në qendër të qytetit.

 

 

Përkrahë „Netto“ dhe „Kaiser’s“, Balkan-Markt është i treti me radhë për artikuj ushqimorë në qytet dhe i vetmi në pjesën e vjetër të qytetit. Artikujt ushqimorë, kryesisht janë nga Kosova, Serbia, Bosnja, Maqedona, Turqia, si dhe nga Gjermania. Transportin e mallrave e bëjnë me një tregtar të madh nga Ballkani.

 

 

Këtu mund të gjendet suxhuk nga Kosova, argeta, pasteta të ndryshme, gulash të Podravkës, erëza të ndryshme, çaj të Ballkanit dhe veçanërisht princ-kffee, një lloj kafeje e Kosovës tek e cila nuk mund të arrihet aq lehtë. „Kafeja më e mirë në botë“, pohon Florent Gashi, pronari i lokalit.

 

 

Gazozet, limunadat apo lëngjet e mollëve, si dhe „Eurocreme“ mund zgjojnë përkujtimin për një pushim të këndshëm në vendlindje. Ideja për të hapur një shitore të tillë, vëllezërve Gashi u kishte shkuar ndër mend pasi në këtë rajon jetojnë, apo edhe do të vijnë shumë refugjatë. Edhe Florenti (20) dhe Vedati (22) kanë prejardhje kosovare, por e kanë vështirë të flasin për prejardhjen e tyre. „Unë jam i lindur në Dinslaken. Kjo është vendlindja ime“, ka deklaruar Florent Gashi për „RP Online“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Pasi shumica e konsumatorëve dhe klientvë të tyre nuk janë mobilë, ata kishin vendosur që shitoren ta hapin në qendër të qytetit. „Shumica e personave nuk kanë vetura, prandaj ata tregtojnë me biçikleta apo në këmbë. Ndërsa për të shkuar deri në Lohberg, ku së paku mund të gjenden artikuj ushqimorë nga Turqia, është dukshëm larg“, ka përfunduar Florenti.

 

 

Për klientët të cilët aspak nuk kanë mundësi të vijnë deri në shitore, ekziston edhe një shërbim për t`ua sjellë mallin e blerë në shtëpi, apo të porositet përmes internetit, në një vlerë jo më të vogël se 70 euro. Punimet për pasurimin edhe më të gjerë të shitores janë në vazhdim e sipër, pasi shumë banorë kanë treguar interes të madh për artikujt ushqimorë.

 

 

Lokali në Eppinghovener Strassee 8 në pjesën e vjetër të qytetit është i hapur çdo ditë, nga ora 9.30 deri 19.30. facebook.com/Balkanmarkt

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...