Pas 17 vitesh lojë në Zvicër, dëbohet futbollisti brazilian
Hiq më pak se 17 vite, futbollisti brazilian Paulinho Menezes ka jetuar, ka luajtur e ka festuar në Zvicër. Edhe për ekipin e Ligës së parë zvicerane FC Aarau, braziliani ishte shpirti dhe zemra e tij. Por, tani ai duhet të largohet nga Zvicra: Sekretariati shtetëror zviceran për migrim (SEM) nuk do t`ia vazhdojë lejen e qëndrimit në Zvicër.
„Si një thikë në zemër“ e kishte përjetuar braziliani vendimin. Paulinho Menezes ka folur me „Blick“ për momentin më të vështirë të jetës. Për momentin, kur Sekretariati shtetëror zviceran për migrim (SEM), 33-vjeçarin e kishte njoftuar se duhet të largohen nga Zvicra, njëherit edhe nga e dashura e tij zvicerane, me të birin e përbashkët trevjeçar, për tu kthyer në vendlindjen e tij , në Brazil.
Por, si ndodhi një gjë e tillë? Në përfundim të sezonit 2014/2015, kontrata e Paulinhos tek FC Winterthur skadon – dhe nuk do t`i vazhdohet. Interes për të angazhuar në radhëte veta ka treguar ekipi i Ligës së parë FC Servette, por pa llogaritë e Sekretariatit shtetëror zviceran për migrim (SEM), i cili nuk dëshiron t`ia vazhdojë lejeqëndrimin brazilianit. Në Ligën e pare dhe të dytë të Zvicrës, braziliani Paulinho deri më tash ka luajtur 334 ndeshje.
Në vendimin e tij që braziliani të largohet nga Zvicra, SEM është mbështetur në Ligjin për të huajt nga sgtetasit e shteteve të rangut të tretë. Sqarimi i thjeshtë: Ai i cili dëshiron një lejeqëndrim të rregullt, duhet detyrimisht të paraqesë një kontratë pune. Futbollistët pajisen me lejeqëndrim vetëm nëse kanën donjë kontratë me ndonjë ekip nga Liga Challenge, apo Super-League.
Kur Paulinho erdhi në Zvicër, në vitin 1999, ai u angazhua tek ekipi i FC Baden. Katër vite më vonë ndërroi ekipin duke kaluar tek FC Aarau, ku lujati deri në vitin 2009. Gjithashtu ishte edhe pjesë e ekipeve GC, FC Lugano dhe stacioni i tij i fundit ishte FC Winterthur.
Në ndërkohë, Paulinho është duke jetuar me t`ëmën në Brazil, në afërsi të Rio de Janeiro. Më 30 shtator ai është dashur të largohet nga gëzimi i tij familjar, por ai deklaron: „Parajsa ime është Zvicra. Unë dua të kthehemn sërish“, transmeton „Shtegu.com“.
Arsyet përse Paulinho nuk i ka shfrytëzuar 17 vitet e tij në Zvicër, për tu pajisur me një pasaportë zvicerane, janë të ndryshme. Numri i madh i dokumenteve të kërkuara, shumë pyetje të cilave duhet përgjigjur dhe në fund koha e cila nuk i kishte mjaftuar.
Për të mbetur ende vital, ai është duke ushtruar me ekipin e Ligës së tretë braziliane, São Gonçalo. Dhe ëndrra e tij nuk shuhet, ai është duke menduar të martohet me të dashurën Silvia. Por, për një punë të tillë duhet shumë kohë dhe shumë dokumente. Edhe në aspektin sportiv, braziliani nuk e ka ndërmende të dorëzohet, duke ushtruar rregullisht dhe duke pohuar: „Dua të kthehem në Zvicër, tek familja ime, në fushat e gjelbërta sportive“.