Vdekja e një foshnje refugjate tmerron austriakët

Date:

Vdekje e papritur e një foshnje në një kamp refugjatësh në Traiskirchen të Austrisë: Një foshnje gjashtëjavëshe, paraditen e së shtunës është zbuluar e vdekur në përqafimin e s`ëmës e cila ka qenë në gjumë. Rastin e tmerrshëm e ka zbuluar babai i foshnjes dhe përpos të gjitha përpjekjeve për ta reanimuar foshnjen, ajo ka ndërruar jetë.

 

 

Familja katëranëtarëshe nga Serbia, kanë edhe një fëmijë tjetër trevjeçar dhe në Austri kishin ardhur më 11 shtator të këtij viti, në Traiskirchen, ku edhe i ishin nënshtruar kontrollit mjekësor. Gjatë kësaj, tek anëtarët e familjes nuk ishte vërejtur ndonjë parregullësi e jashtzakonshme shëndetësore, thuhet në një komunikatë të policisë austriake nga Niederösterreich, transmeton „Shtegu.com“. Prindërit me fëmijët ishin vendosur në një dhomë të qendrës së refugjatëve me katër krevate.

 

 

Paraditen e së shtunës, babai e kishte gjetur foshnjen e vdekur gjashtëjavëshe në krahët e s`ëmës e cila ka qenë duke fjetur. Prindërit e tronditur menjëherë e kishin dërguar foshnjen në ambulancën e Kryqit të kuq austriak në afërsi. „Kujdestarët ishin angazhuar menjëherë për ta reanimuar foshnjen“, ka deklaruar policia. Më pas, foshnja ishte dërguar me helikopter të emergjencës në spitalin në Mödling, por çdo ndihmë e ofruar për te kishte qenë e kotë.

 

 

Shefi i spitalit në fjalë, më vonë e ka vërtetuar vdekjen e foshnjes duke pohuar se bëhet fjalë për një vdekje të papritur të foshnjes. „Padyshim se vdekja e foshnjes është një tragjedi e rëndë. Por, sa i përket mjekësisë, nga ana jonë u ndërmorr gjithçka që është në pushtetin tonë. Për fat të keq, raste të tilla do të mund ndodhin edhe më vonë, edhe përpos mjekësisë bashkëkohore, ne nuk mund ta parandalojmë një gjë të tillë“, ka deklaruar Burghard Plainer, shefi i Klinikës në Mödling. Pas humbjes tragjike të fëmijës, familja është dërguar nën përkujdesje psikologjike kujdestare. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...