Gjeniale: Të gjithë e injoruan të pastrehin, përderisa tre të rinj nuk ndërmorën diçka të mrekullueshme

Date:

Këto skena i kemi të njohura të gjithë. Ecim me shpejtësi nëpër një zonë këmbësorësh, me shporta e çanta nëpër duar, kokëulur. Përpiqemi që të tejkalojmë turmën e njerëzve për të arritur sa më shpejt në cakun e duhur, duke injoruar ngjarjet që ndodhin përreth nesh.

 

 

Me këtë rast, ne mund të shohim gjëra që mund të na e trazojnë shpirtin. Sidomos në shoqërinë shqiptare, ekzistojnë njerëz të cilët jetojnë në një largësi të paskajshme nga përditshmëria jonë. Ata nuk kanë punë, nuk kanë strehë, nuk kanë pronë, thjeshtë, ata janë të pastrehë.

 

 

Por, çfarë ndodhë po që se ndokush u afrohet këtyre njerëzve dhe fillon të bisedojë me ta? Po që se i pyesni për hallet që kanë? Një gjë të tillë e kanë provuar tre të rinj gjermanë, njëri prej të cilëve i afrohet të pastrehit dhe fillon bisedën me te. Më pas, ai nga i pastrehi e huazon një kovë të zbrazët të cilën ky i fundit e kishte paraparë për të mbledhur lëmoshë.

 

 

Ajo që ndodhi më pas, ishte plotësisht e befasueshme. Dhe po që se e shikoni videon deri në fund, besojmë se botën mund ta shihni nga një kënd tjetër.

 

 

 

 

Videoja u krijua nga një projekt i Shoqatës gjermane „be japy“, ndërsa ishte inskenuar nga grupi. I pastrehi është një aktor, por skena ishte luajtur me një të pastrehë „të vërtetë“. Por, për ruajtjen e të drejtës së personalitetit, grupi kishte vendosur që ngjarjen ta inskenojë. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...