„Çmenduri në Kumanovë“, Banorët myslimanë po i frikësohen vdekjes?

Date:

Banorët e Kumanovës po tronditen me një taksë marramendëse të cilën e ka bërë të detyrueshme Komuna e Kumanovës dhe prefekti Damjanovski përmes Ndërmarrjes Publike “Pastrim dhe gjelbërim”. Banorët myslimanë të Kumanovës po frikësohen të vdesin për shkak se taksat janë tepër të larta për një varrezë në këtë qytet, njofton Zhurnal.

 

1

 

Përmes dokumentacioneve të cilat i ka arritur të sigurojë Agjencia e Lajmeve Zhurnal, flasin për shqetësimin e madh të një numri të madh të qytetarëve shqiptarë dhe etniteteve tjera të cilat nëse nuk kanë para, nuk mund të varrosen në varrezat e qytetit të Kumanovës. Vetëm për të vendosur gurin e varrit nevojiten të sigurohen afro 40 euro, por më parë duhet të paguhet edhe një taksë tjetër për legalizimin e varrit, e cila kushton afro 60 euro. Këto dhe taksa të tjera duhet t`i paguajë çdo qytetar i besimit mysliman.

 

3

 

Më së rëndi e kanë të varfrit të cilët përveç tragjedisë familjare duhet të merren edhe me taksat e Komunës së Kumanovës. Ndryshe, banorët myslimanë të qytetit të Kumanovës janë ata që paguajnë taksë për tu varrosur në ditën kur ndonjë familjar i tyre vdes.

 

2

 

Mirëpo, taksa për banorët krishterë i paguan shteti, andaj ata nuk japin nga xhepi i tyre asnjë denar për të varrosur familjarët e tyre. Zhurnal kontaktoi me disa njohës të kësaj problematike, të cilët në kushte anonimiteti deklaruan se këshilltarët shqiptarë të Komunës së Kumanovës duhet të organizojnë protesta masovike për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë taksë të paligjshme të cilën e paguajnë banorët myslimanë.

 

2

 

Të njëjtat burime thonë se këtë proces duhet ta ndihmojë edhe Bashkësia Fetare Islame me qëllim të pengimit të diskriminimit të skajshëm që iu bëhet besimtarëve myslimanë nga Komuna e Kumanovës dhe në përgjithësi nga kryeministri Nikolla Gruevski, i cili përveç që nuk e kthen vakëfin e muslimanëve, Gruevski i detyron ata tani së bashku me Damjanovskin të paguajnë një taksë mbi njëqind euro për çdo banor mysliman. /Zhurnal.mk/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...