Vallë, përse u hidhëruan zviceranët me Shkelzen Gashin ?!

Date:

Shkelzen Gashi (27) në ndeshjen kundër ekipit YB, u dërgua nga trajneri Urs Fischer në tribunë. Vallë a i mbetet golashënuesit më të mirë në dy vitet e fundit në Superligën zvicerane, roli i rezervistit apo ndoshta zviceranët e morën në sy të keq Shkelzenin pas angazhimit të tij në Kombëtaren shqiptare?

 

 

Dhjetë pikë përparësi nga vendi i dytë të cilin e mbanë GC, ndërsa dymbëdhjetë pikë më tepër se YB i tretë: FC Basel është duke marshuar pa pengesa drejt titullit të shtatë rradhazi në Kampionatin zviceran në futboll.
Festa sportive e Baselit u kurorëzua edhe me praninë e tenistit Roger Federer, i cili ka festuar me një shall blu e kuq në qafë.
Të gjithë janë në eufori, me përjashtim të Shkelzen Gashit, pasi kësaj radhe ai nuk ishte në njëmbëdhjetëshin e parë. Si duket, për golashënuesi shqiptar i cili gjatë dy viteve të fundit (19 dhge 22 gola) ishte më i miri në Zvicër, gjatë këtij sezoni nuk do të ketë më vend në ekipin e FC Baselit.
Përse, parashtron pyetjen „Blick“? Trajneri Urs Fischer ka pohuar: „Ne kemi një kuadër prej 28 lojtarësh. Por, vetëm 18 mund të luajnë“. Vallë, ka të bëjë mosangazhimi i Shkelzenit me pjesëmarrjen e tij në Kombëtaren shqiptare, parashtron pyetjen „Shtegu.com“.
Përderisa të zbulohet „injorimi“ i tij nga ana e trajnerit, për Gashin si ngushëllim mbetet fotoja e përbashkët me mbretin e tenisit, Roger Federer.

 

Lidhur me mosangazhimin e tij te FC Baseli, është pronocuar edhe komunisti i „Blick“, Kubilay Türkyilmaz, i cili mendon se Gashi duhet sa më shpejtë të largohet nga ky ekip, pasi ai rrezikon të shkatërrojë gjithë atë që e ka arritur si golashënues më i mirë në dy vitet e fundit dhe rrezikon të humbë vendin në Kombëtaren shqiptare.

 

 

„Edhe tek unë ka ndodhë e njëjta gjë, kur isha te Brescia, pasi erdhi një trajner i ri. Ai më injoronte dhe unë vendosa shumë shpejt, u largova dhe shkova te Lugano. Për Gashin nuk duhet patjetërsisht të jetë Lugano. Me kualitetet e tij para golit, ai me siguri do të zëjë vend në Bundesligë. Ju garantoj“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...