FC Prishtina mposhtë edhe serbët, merr kreun e tabelës në Ligën e dytë rajonale të Bernës

Date:

Vjen edhe një sukses i radhës i ekipi shqiptar FC Prishtina nga Berna, i cili ka mahnitur zviceranët me sukseset e tij në Ligën e dytë regjionale të Kantonit të Bernës, kësaj radhe duke mposhtur ekipin serb FK Sloga nga Biel Bienne me rezultat të thellë 4:0.

Nuk është dashur të pritet shumë kohë që FC Prishtina të kalojë në epërsi me golin e Hisham Emurlit në minutën 9` të takimit, ndërsa për golin e dytë u përkujdes Durim Seipi në minutën 22`. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë të takimit, ndërsa në minutën 70` vendësit e shtuan avantazhin përmes golashënuesit më të mirë, Bujar Mehmetit. Kur të gjithë të pranishmit prisnin përfundimin e ndeshjes me këtë rezultat, Bajram Avdilji në minutën 90` shënoi për të vulosur fitoren e thellë e të merituar të FC Prishtinës me rezultat 4:0. Ishte kjo një ndeshje shumë e vlefshme për futbollistët shqiptarë, pasi me këtë fitore, ata morën kreun e tabelës si lider i Ligës së dytë rajonale dhe me gjasa reale për tu ngjitur një rang më lartë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...