Vallë, mos e kishin ngatërruar Studeniçanin e Shkupit ?!

Date:

Për shkak të një problemi me dokumente, nuk erdhi në Kosovë plot 53 vjet (Video)

 

 

Për ta pritur Ramadan Krasniqin në aeroport pas kthimit të tij nga Australia, dolën shumë njerëz.

Arsyeja e pritjes kaq madhështore të tyre, ishte se Krasniqi nuk kishte qenë në atdhe plot 53 vjet.

Familja Krasniqi nga Studenqani i Suharekës, e ka pritur me gëzim kthimin e 73 vjeçarit i cili ka migruar nga Kosova në vitin 1962, ende pa i mbushur 20 vjet.

Motra e Ramadan Krasniqit, është shprehur shumë e përmalluar për kthimin e të vëllait.

Për ta pritur kthimin e më të dashurit të tyre në atdhe, familjarët kishin marrë me vete edhe flamurin kombëtar.

Pas një orë pritjeje, anëtarët e familjes së tij, pas më shumë se një gjysmë shekulli pa e parë, Ramadanin e pritën me duartrokitje.

Krasniqi i ka bërë të ditura edhe arsyet e largimit të tij.

Ai ishte larguar nga Kosova për të mos shkuar ushtar dhe nuk është kthyer në Kosovë për shkak të një problemi me dokumentet, pasi që në pasaportë i shkruante se Studenqani, fshati i tij i lindjes ishte pjesë e Shqipërisë, bëjnë të ditur mediet kosovare.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...