Kush ishte në të vërtetë Sinan Hasani, a e meriton ndonjë rrugë në Kosovë emrin e tij?!
Pas kundërshtimit të veteranëve të UÇK-së që një rruge në Pozheran t’i lihet emri i Sinan Hasanit, kanë reaguar pasardhësit e tij.
Në një reagim të shpërndarë medieve nga avokati Shemsedin Pira në emër të familjes së Sinan Hasanit, pasardhësit e ish-politikanit kosovar deklarojnë se janë të zhgënjyer “me disa paraqitje fëminore rreth figurës së Sinan Hasanit që lidhet me emërtimin e një rrugë në Pozheran të Vitisë, ku ditëve të fundit reagoi Shoqata e Veteranëve të Luftës”.
BIRN-i shkroi më 3 korrik se veteranët e UÇK-së janë kundër që një rrugeje në Pozheran të Vitisë, fshatin e lindjes së ish-Presidentit për një vit të Jugosllavisë t’i lihet emri i Sinan Hasanit.
Një zyrtar i Komunës së Vitisë i tha atë ditë BIRN-it se asambleja e kësaj komune ka miratuar vitin e kaluar emërimin e kësaj rrugeje me emrin e Sinan Hasanit, ndërsa edhe kryetari i Këshillit të fshatit Pozheran tha se ka mbështetje të bashkëfshatarëve për këtë emërim.
Nga ana tjetër, shumica e njohësve të rrethanave të asaj kohe, i janë bashkëngjitur kundërshtimit të veteranëve të UÇK-së, njëri ndër të cilët edhe analisti shqiptar nga Zvicra, Shani Zekolli, i cili në faqen e tij në Facebook ka postuar këtë reagim:
Shani Zekolli
„Eu Viti he patriota apapapapa. Po më habitni, heu..Prite tash nxerrjen nga naftalina e të gjithë kastës shqiptare pro-Russi më shumë se edhe vet Beogradi.
Informbyro-ja nuk është zhduk. Po përtrihet nga gjeneratat e reja e më pak të reja shqiptare. Me tru të shpërlarë po, por edhe ato me tru të formatizuar që në start, gjatë edukimit.
Ende pa u zbardh të gjitha rrethanat e mistereve të shumta të të kaluarës sonë kolektive që nga vitet e afërta-70-80 e këndej- heroizohet Sinan Hasani.
Po të i hyjmë brumit politik-ideologjik (mos kërko kombtar) emërtimëve të shumta anë-e-mbanë Kosovës dhe Maqedonisë …të vjen vjellja:
jemi po ato të cilët glorifikojmë personazhe duke iu sajuar cilësi kombtare kurse në thelb kanë qenë vetëm se tregtar armësh të kraljevinës sa për të zbatuar politikat anti-shqiptare duke përdorur si mashë…shqiptarët.
Përsëris…vetëm hapja e arkivave dhe hulumtimi i dosjeve në mënyrë të gjërë dhe shkencore mund të tregon se ….pa nalu bre t’a kqyrum se sa koke kan ti dhe soji yt patriot. Në mungesë të qasjes së dokumentuar shkencore, për hulumtime përmbajtësore edhe Fadil Hoxhës i ngrihet busti në Gjakovë edhe Sinan Hasani rehabilitohet si patriot i dalluar.
Siç ia bëra me dije nji miku dje, jemi në situatë kur po kërkohet kthimi mbrapa dhe vazhdimi i manipulimit sikur viteve 70 e këndej. Tani, të njejtit të cilët ishin kinse-kundër atij regjimi të shkuar janë po të njejtit të cilitët kërkojnë rehalibilitimin e të kinse-armiqëve të revolucionit makrsist-leninist e ista tjera që as vetë nuk i dijnë se çka kanë qenë si ideologji e tani edhe më pak. Por pikërisht ai alamet-patrotizëm iu konvenon si e vetmja mënyrë dhe i vetmi teren për të vazhduar me aktivitetin e tyre. Kuptohet…bashkë me biznesin.
Këto qarqe nuk dijnë se si të përjetojnë pamvarësinë e shtetit të Kosovësdhe çka të bëjnë me atë.
Kanë nevojë për rehabilitim të ish-armiqëve të „revolucionit“ si e vetmja arsye për të vazhduar,vetë ato, me marrje oksigjeni ideologjik retrograd i cili edhe ua shton „raison de vivre“ dhe njëkohsisht edhe mbanë mbyllë për edhe pak kohë derën para arkivave të cilat ua tregojnë të bëmat e veta, sa ilegale politike aq më shumë të përzierjës politike-ilagale dhe krim-biznesore. Derë para se cilave megjithatë po trokasin duart kurreshtare sa për të treguar se…pa nal ta kqyrum se a e ke pas armik apo dorë e zgjatur e strukturës policore – udb – të atij sistemi të shkuar.
Dhe, të mos them krysisht, edhe sa ke qenë gangster-patriot dhe informator-rezident i katapultuar si kuazi-intelektuar nga prodhimi serik i viteve 70-80 në mesin e të sinçertëve të pa sherr sa për me i marrë në qafë.
Mjafton pejzazhi politik në Kosovën e sodit. Ky pejzazh-shkretërirë poltike nuk ka pikë nga qielli…është përgaditur dhe të është propozuar si model i funksionimit që nga vitet e kaluara. Kur edhe ti e ke votuar pa nda. Edhe këto që sot „trishtohen, tmerrohen, alarmohen, kcejn n’tavan, disancohen“ e përjetime tjera të pseudo-të-nervozuarve, përfshi edhe këtë shoqatë veteranësh lufte, janë pikërisht këto që ia kanë bërë terenin e përshtashëm politik këtyre iniciativave për emërime rehabilituese të tilla.
Sa për krahasim: para një jave është bërë zbulimi i bustës së Gavrillo Princip, anëtar i dorës së zezë (Crna Ruka) formacion sekret politik-ushtarak serb me orinetime nacionaliste serbe, ndezës i fitilit të luftës së parë botërore. Poashtu ështe në rehabilitim e sipër, permes ngritjes së bustit të tij, Drazha MIhajlloviç, udheheqësit ushtarak me orientim të djathtë gjatë luftës së dytë botërore. Por asnjë nga këto nuk i paraqet pengesë askujt në arene¨ne ndërkombatre që në Beograd të themelohet, ka mbi 13 vite Instituti Ndërkombar i Sigurisë (Megjinardoni Instiut za Bezbendost), as FBI amerikane nuk i paraqet ndonjë pengesë që të fillon shqyrtimin -para 10 dite-e mundësisë për theleminim e zyres rajonale të FBI në…Beograd.
Poashtu një Organizatë Ndërkombtare shumë e njohur nuk pa konflikt politik ose ideologjik të mundshëm në horizontin e delokalizimit të aktiviteteve të saja nga një qendër e njohur në evropën perendimore drejt…Beogradit. Kjo ka ndohur par 4 dite.
Merruni me teori të mësuara nga historia e adaptuar dhe falsifikuar që nga viti 1945. E cila u ka mësuar se si të dhunohet populli dhe shteti në emër të dogmës staliniste e inkorporuar në komunizmin majtist ekstrem. I cili, si i tillë, në at shtet ish-Yu tekstualisht është aprovuar dhe aplikuar, vetëm nga shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni. Si të indoktrinuar dhe të koruptuar me anë të ofrimit të mireqenjes klanore-kriminele duke sakrifikuar shtresen e shëndosh të popullit shqiptar në ato troje.
Duke favorizuar shtresa dhe kategori besnike ndaj regjimit por të papërfunduar si ego, pa fare krenari vetanake. Më kujtohet viteve 70-ta kur dy djem të ri-për arsye respekti nuk do ua tregoj identitetin-si të rinjë të diplomuar në shkollë të mesme shkojnë për regjistrim në fakultetin e mjekësisë në Prishtinë. Të pritur nga një zyrtar-zbatues i flaktë dhe i përbetuar i politikës së athershme selektive se kush duhët favorizuar në shkollim e kush duhët dekurajuar me temel, kur shkojnë për rezultate iu thotë duke u bazuar në raportet e marruna hetimore nga vendlindja e tyre se „Shka kemi hjek deri sa ua kemi hjek armët prej dore, e tash po doni me iu shkollu a“. Ndërhyrja e kolegut të tij se „pranimi bëhet sajë notave të mira e jo sajë dyshave të partisë tane, se nuk kena qel univerzitret për me kriju analfabeta se boll i kena komiserat“.
Nuk shkoi gjatë dhe filluan diferencimet sa për me i pasivizu tendencat e mbi-ngritjes kualitatve intelektuale dhe kombtare. Ngelen ato që nuk iu pengon psh trajtimi i Baba i kombit-që nuk e dijë se sa ka intelektuale në te perveç se inatçor i kompleksuar dhe megaloman me një sy në mesin e qorrave -dhe Sinan Hasani si zbatues I DALLUAR i asaj poilitike.
Tani me emër rruge si rehabilitim. Rehabilitone edhe Hajrije spikericën edhe Sejd Bajramoviçin. Pasi e keni sjelë deri aty punën. Kur i lexoj dhe i konstatoj të bemat koruptive dhe kriminale të këtyre që pa fije turpi thirren në luftë e tjera, pjestar ose jo…asgjë nuk është për t’u habitur. Ke luftuar për të ia marrë pastaj haraçin popullit dhe shtetit tëndë dhe për të kthyer Kosovën, në mënyrë perfide, në drejtim nga Moska ? Jo a?
Sa më shumë kalon koha aq më shumë po ngushtohet mundësia për të e shkruar shprehjen „me përjashtime të respektueshme“
Andaj shtetet që punojnë seriozisht, dijnë të mbajnë fokusin drejt të cilit e udheqeqin popullin e tyre. Dhe e mësojnë se si të mos mashtrohet pas fatamorganave politike dhe folklorit përcjellës sepse demokracia nuk është konzumerizmi. Si dukët, së paku po get ashtu, kjo është e vetmja gjë e cila po na inspiron, konzumerizmi dhe hedonizmi.
Dhe glorifikimi i bartësve të dogmës e cila na ka izoluar dhe damtuar. Kurse referenca e po të njetës dogmë të aplikueshme nder shqiptar ka ditur ta ruajë popullin e tij të painfektuar.
Çfarë paska ngelur e papërfunduar në nën-vetëdijën tonë kolektive derisa kerkohet pavdekshmëria e Sinan Hasanit mu në mes të Vitisë? Cila qenka ajo dashuri dhe obsedim që lidhë ato qarqe shqiptare me at funksionar varri i të cilit as që është në vendlindjen e tij. Kush paskësh nevojë që ky person, pas 10-15 vite, në sytë dhe sidomos në mënyrën e të menduarit të një femiu të sotshëm të konsiderohet si…heroj me merita të dalluara kombtare ?
Ndoshta arkivat tregojnë. Ato në Beograd, Shkup dhe Tiranë.“, përfundon reagimin e tij Shani Zekolli.