‘Karshiaka’ në Festivalin folklorik ndërkombëtar në Noyon të Francës (VIDEO)

Date:

Për herë të parë një ansambël shqiptar do të merr pjesë në Festivalin folklorik ndërkombëtar që mbahet në Noyon të Francës. Është ky ansambli “Karshiaka” nga Shkupi i cili përmes valleve të shumta para publikut francez do të sjell traditën, motivet dhe vlerat shqiptare.

202055_619355050

“Kemi bë një përzierje të të gjitha elementeve që ne i thithim dhe i konsiderojmë që janë të arsyeshme që ti prezantojmë. Ne si shqiptar do të prezantohemi me vallen e plakut që është një valle humoristike, besoj që do të ngjallë edhe buzëqeshje te publiku francez. Gjithashtu do të prezantohemi edhe me një kolazh të valleve Dibra, Rajca, njashtu kemi bërë edhe një hyrje artistike të valles së flamurtarit”, deklaroi Nadire Ismaili Saliu, udhëheqëse artistike.

Sinkron: Fitore Berisha, valltare “Ndjehem shumë me fat dhe krenare që më është dhënë mundësia të vizitoj një shtet siç është Franca dhe atje bashkë me valltarët e tjerë ti prezantojë traditat, vlerat dhe kulturën tonë shqiptare”.

Vallet e caktuara do të perfomohen do të interpretohen nga orkestra “Orhidea” si dhe do të shoqërohen me tupanë dhe surle. Festivali folklorik ndërkombëtar në Francë do të bahet nga data 5 deri më 12 korrik ndërsa ky është edicioni i tetë me radhë./Alsat-M/

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...