Fëmijët e familjes Hiseni nga Gazi Baba bëjnë thirrje për punë – 00389 71 93 39 63
23:54:25 2015-12-20
Të lodhur nga ditët e këqija që i jetojnë me vite për shkak të varfërisë, Rukija dhe vëllai i saj vendosin të kërkojnë ndihmë nga kompanitë shqiptare duke iu përgjëruar që t`i punësojnë.
Babai i tyre punon me karrocë në tregun e Bitpazarit dhe arrin të fitojë shumë pak, ndaj shprehet nevoja që të punësohen fëmijët, përndryshe do të zhyten edhe më thellë në greminën e skamjes.
„Shkoj nëpër markete ku kërkojnë punëtore, ua jap numrin e telefonit të mamit, ata më thonë do të thërrasim por nuk na thirrin, shkoj nëpër shtëpia për tu ndihmuar duke shfirë, por më japin 200 denarë, më shumë jo, nuk kanë mundësi. Vij ja jap babit çka ka nevojë të blejë, blen diëka kalojmë mëngjesin, drekën dhe darkën dhe kryhen, nuk ka më shumë“, shprehet Rukije Hiseni.
Nëna Zelfie e cila gati 15 vite vuan nga mushkëritë thotë se pasi nuk ka arritur t`i marrë ilaëet, si pasojë e mospasjes, i është përkeqësuar edhe më shumë gjendja. Sipas saj, bashkëshorti tërë kohën e kalon jashtë pavarësisht motit por që mezi arrin të fitojë për ushqim.
„Çka të gjen punë në Pazar, vetëm tu sjellë fëmijëve për të ngrënë, për sende të tjera nuk kemi më shumë, me karrocë ka punuar, vetëm për bukë, për tjetër ska moj motër, vet e 5-ta, në këtë dhomë, ndonjëherë ulem dhe qaj, nuk mundem, jam e sëmurë shumë prej mushkërive. Një ditë shkova, më dhanë ilaçe 1000 denarë, nuk i mora çka më dhanë shoqet pina diçka, nuk di çka të them“, shprehet Zelfie Hiseni.
5 antarët e familjes Hiseni nga lagja Gazi Babë jetojnë në një dhomë të vetme e cila nuk ka asnjë kusht, dimri i ka gjetur pa drunj për ngrohje dhe për momentit drunjtë i kanë zëvendësuar me dërrasa dhe po nuk u punësuan fëmijët, kanosen edhe nga mungesa e ushqimit. (TVM2)