Urgjentisht të mbahen zgjedhjet në Maqedoni, në muajin nëntor nuk dihet a do të ketë zgjedhje
17:12:07 2016-06-29
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev në paraqitjet e tij të fundit dhe në intervistat e dhëna për gazetat vendore hapur ka dekalruar se tanimë partia tij është e gatshme të del në zgjedhje në çfardo kohe dhe të përballet me ish kryeministrin Nikolla Gruevski.
Zaev madje shpesh kohës fundit ka potencuar se koha më e mirë që të mbahen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare do të jetë muaji nëntor, ku sipas tij partia LSDM do të korrë fitore dhe do ti jep fund regjimit diktatorial të Nikolla Gruevskit, por krejt kjo vetëm nëse plotësohen kushtet e nevojshme për mbajtjen e të njejtave.
Analisti politik, Arben Ratkoceri për Zhurnal thotë se nëntori që përmendet nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është lidhur ngushtë nga rejtingu që ka partia e tij kundrejtë VMRO-DPMNE-së.
Sipas Ratkocerit kushtet që përmend Zoran Zaev janë pretekst eqë deri më tani kanë pasur efekt, sepse çdoherë Zaev ka parasysh reitingun e tij dhe për atë deri më tani janë shtyer zgjedhjet që njëher u parapanë për më 24 prill e më pastaj më 5 qershor. Ratkoceri është decid ku shprehet se Maqedonisë i duhen zgjedhje të lira dhe të besueshme ku do të përmbushen gjitha kushtet për mbajtjen e të njejtave, që sa më shpejtë vendi të del nga kriza politike.
“Duke analizuar veprimet e deri tashme të z.Zaev rreth datës së zgjedhjeve, dyshoj që edhe nëntori që përmendet nga ai do të jetë i kushtëzuar nga rejtingu i partisë së tij karshi asaj të VMRO-së. Vazhdoj të mendoj se si në rastet e kaluara por edhe në të ardhmen data e pëlqyer e zgjedhjeve të Zaevit do jetë ngushtë e lidhur me rejtingun e partisë që drejton. Thënë shkurtë kushtet që ai përmend apo insiston janë pretekste të cilët deri më tani, kishin efekt. Asnjë garancë nuk kemi që prapë do na përsëriten skenaret e shtyrjes si të dy datave të mëhershme, të rëna dakord nga liderët partiak. E mira për Maqedoninë do jetë që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt, kuptohet jo me çdo çmim, të jenë brenda mundësive sa më të pranueshme, korrekte e të lira”, ka deklaruar për Zhurnal, Arben Ratkoceri.
Nga ana tjetër sekretari i Lëvizjes për Reforma PDSH, Arben Taravari në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal shprehet se LR-PDSH ka formuar gjitha organet partiake dhe degët komunale dhe është gati që të marrin pjesë në zgjedhje vetëm se kur ato të jenë korrekte dhe të besueshme.
Taravari është skeptik që palët në negociata po bëjn përpjekje për ti tejkaluar mosmarrëveshjet dhe për ti krijuar kushtet e nevojshme për mbajten e zgjedhjeve që dalin nga Marrëveshja e Përzhinos si dhe nga Faktori ndërkombëtar.
Ai mes tjerash thotë se sa më shpejtë të mbahen zgjedhje të besueshme, aq më shpejtë do mbaron kjo agoni politike që ka kapluar vendin gati më shumë se një vit.
“Ne si LR PDSH veç e kemi formuar shtabin tonë zgjedhor dhe e vetmja gjë që presim janë krijimi kushteve për mbajtje të zgjedhejeve korrekte, demokratike dhe kredibile. Postulatat e marrëveshjes së Përzhinos janë larg, unë nuk shoh vullnet të mirë nga palët në negocijata për t’u plotësuar këto kushte. Uroj që nga lista zgjedhore mos pastrihen vetëm shqiptarët, por të pastrihet objektivisht ashtu si duhet. Aspak nuk e shoh që partitë e pushtetit VMRO, PDSH dhe BDI të jenë disatncuar nga shteti. Së paku unë nuk vërej ndryshime në mediume. Mos flasim për ndryshimin e sistemit dhe modelit zgjedhor, ku negociuesit shqiptarë kanë qenë komplet memec. Po përsëris, uroj që sa më shpejtë të mbahen zgjedhje të besueshme për të gjitha palët, që sa më shpejtë të mbaron kjo agoni politike”, ka deklaruar për Zhurnal, sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari.