Vdekja e një foshnje shqiptare në spital tronditë Zvicrën

Date:

18:54:37             2016-06-29

 

 

 

 

 

Vdekja e një gruaje 32-vjeçare shtatzane dhe foshnja e saj, në spitalin e Lozanës në Zvicër, kanë shkaktuar tronditje të rëndë te shqiptari Zymer Hadërgjonaj. Tashmë kanë filluar dy hetime lidhur me rastin, njëra prej të cilave ka të bëjë me veprën penale „vrasje nga pakujdesia“. Në maternitetin e Lozanës shprehen të tronditur pasi tashmë tridhjetë vite nuk ka ndodhur një rast i tillë. Spitali i Lozanës kishte pranuar bashkëshorten shtatzane të Zymerit, Rute De Sousa Hadergjonaj, një grua e re me profesion esteticiene, e bukur, e cila vdiq 48 orë më vonë, ndërsa më pas ka vdekur edhe Lizea, foshnja e saj që është dashur të lindë dy javë më vonë, shkruan „24 Heures“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Babai i Lizea, shqiptari Zymer Hadergjonaj (34) rrëfen i pikëlluar e i tronditur: “Kam humbur çdo gjë. Nuk arrij të vë dot këmbën në banesën tonë në Prilly. Gruaja ime gjithashtu ma la një jetime të vogël të një lidhje të mëhershme, Elia 6-vjeçare“.

 

 

 

Sipas Zymerit, bashkëshortit të saj, gruaja e tij ka pasur ethe, ndërsa ka pranuar dafalgan përmes infuzionit. Zymeri kritikon ashpër sjelljen e personelit mjekësor, i cili i kishte thënë se mund të kthehen në shtëpi, por më vonë e kishte ndryshuar mendimin, pasi gruaja nuk kishte mundr të ecë. Gjendja e saj ishte përkeqësuar, ndërsa nga goja kishte filluar t`i dalë gjak. Mjekët e maskuar menjëherë e vendosin në karrocë, duke i thënë se bashkëshortja e tij duhej operuar urgjentisht për tu shpëtuar. Me këtë fjali ai e kishte kuptuar se fëmija i tij, Lizea tashmë kishte vdekur.

 

 

 

Me një ndërhyrje cesariane, mjekët nuk arrijnë ta shpëtojnë dot fëmijën, por edhe bashkëshorten e Zymerit. Ata dyshojnë se shkaku i vdekjes është një bakterie e rrezikshme me emrin Streptococcus.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...