Shenja e shqiponjës „kripë në sy“ për zviceranët
21:09:55 2016-06-28
Një tinejxher ka shkaktuar reagime të shumtë në emisionin debativ zviceran „Arena“: Gjatë debatit të shërbimit publik, disa herë ka bërë „gjestin e shqiponjës“ që simbolizon flamurin shqiptar. Një shikuesit zviceran kjo i ka penguar jashtzakonisht shumë, prandaj në këto raste nga regjia ka kërkuar intervenim më energjik.
Tashmë është prononcuar edhe ombudsmani i Televizionit zviceran „SRF“ Roger Blum duke kritikuar ashpër sjellje të tilla: Këto gjeste janë „keqtrajtim i mikpritjes së televizionit“, të cilët nuk i takojnë emisionit.
Ky rast, për Blumin dëshmon se në Zvicër ka njerëz të cilët ose nuk e njohin kulturën aktuale politike dhe debative, ose qëllimisht e injorojnë. Një kulturë e tillë duhet tu trashëgohet brezave të ardhshëm, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për të rinjtë e vendit, apo për ata të migrimit, shkruan „Blick“, njofton „Shtegu.com“.
„Janë disa reagime të cilat nuk i takojnë kulturës së diskutimit, si psh. Nxjerrja e gjuhës apo çfarëdoqoftë shenje apo simbol provokativ. Ai i cili nuk i njehë këto gjëra, duhet t`i mësojë.
Moderatori i «Arena», Jonas Projer pohon: «Porsa kolegët nga regjia u informuan nga këshilltarja nacionale Regula Rytz për gjestet e të riut, ata e larguan sa që ishte e mundur më shumë objektivin e kamerës».
Sipas Blumit, regjia ka reaguar në mënyrë adekuate.