Unë jam i krishterë, ti mysliman: A do të më preshë kokën?

45 Lexime

Po që se të dehurit e thonë gjithnjë vetëm të vërtetën, atëherë mendja e një personi të tillë në Britani të Madhe ka qenë vërtetë e orientuar në armiqësi ekstreme. Ai kishte fyer një bashkëpunëtor mysliman në mënyrën më të vrazhdë dhe tani ka marrë dënimin e merituar

 

 
Atij i ka ardhur shumë turp. Normalisht, ai nuk do të thoshte asnjëherë një gjë të tillë, por ai kishte qenë i dehur dhe nuk ishte sjellë si duhet. Kështu e kishte përshkruar sjelljen e mandantit të saj Patrick Maughan, avokatja e tij. Në muajin qershor të këtij viti, rreth orës 19.00, gjashtëdhjetepesëvjeçari kishte shkuar i dehur në një Mc Donald`s në Britani të Madhe. Atje, ai iu drejtua të punësuarit, Mohamed Mahroof dhe truprojes, Mansoor Bahar duke i përqeshur se si falen, raporton gazeta britanile „Mirror“, transmeton „Shtegu.com“. Për këtë sjellje të tij, ai tashmë duhet të paguajë dënim.

 

Pasi kishjte hyrë në McDonald’s, ai ishte përkulur më afër banakut për të parë etiketën me emrin e Mahroofit, ka akuzuar prokurorja. Më pas ai e ka pyetur: „A quhesh Muhamed a? A je mysliman?“ Në këto pyetje të para, punëtori i McDonald’s-it ishte përgjigjur me „Po“, por Maughan nuk e kishte lënë të qetë. „Unë jam i krishterë, ti je një mysliman, a do të më preshë kokën tani?“, ka provokuar Maughan duke ushtruar në mënyrë teatrale prerjen e kokës dhe duke imituar një gjest të panevojshëm të grupit terrorist të Shtetit Islamik. Në lutjen e truprojes që të dalë nga lokali, ai u drejtua për nda dalja, por pak para se të dalë, ai vazhdoi të provokojë Mahroofin, duke i thënë: „Ti o mysliman, do të ma presësh kokën?“, e më pas ishte përkulur në gjunj duke imituar mënyrën myslimane të të falurit.

Para gjykatës, përmes avokates së tij, Maughan kishte shprehur keqardhje dhe turp për sjelljen e tij. Ai ka qenë edhe më parë i njohur për qëndrim racist dhe ishte dënuar me 15 muaj punë të detyruar. Kjo gjë ia kishte vështirësuar gjendejn atij, kështuqë gjykata e dënoi me 12 javë burg.