Tronditen bashkatdhetaret shqiptare në Glarus të Zvicrës

Date:

Papritmas, pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë aktivisti dhe bashkatdhetari ynë nga Zvicra, me prejardhje nga Shkupi, Qamil Rashiti. Shumica e sportdashësve e kujtojnë Qamilin si njeri të dashur e të afërt. Vdiq në moshën 47-vje$are, ndërsa vepra e tij do të mbetet gjithnjë në kujtim të bashkatdhetarëve tanë në Glarus e më gjerë. Ja edhe një ngushëllim i një bashkatdhetari tonë nga Zvicra, të postuar në faqen e tij në Facebook: „Ngushllime familjes Rashiti. Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e shokut Qamil(Kamil). Në emër timin, në emër të familjes time dhe në emër të të gjithë Referave (Arbitrave) të futbollit në Zvicër pranoni ngushllimët më të sinqerta për shokun, mikun dhe vëllaun tonë të dashur Qamil. Nuk po e besoj se nuk je në mesin tonë dhe se Ti gjithmon ishe i dashur dhe ashtu do mbetesh gjithmon në kujtimet tona.Ishe i përkushtuar shumë në Futboll,ishe Trajner dhe po ashtu edhe refer futbolli. Pse o zot nuk je ma në mesin tonë. Çdo here kur kisha lojë për të referuar nga rajoni i Glarusit kisha dëshirë të takoja. Jojojojojo nuk më besohet se ma nuk do të takoj kurr. Atëhere zoti të patë dërguar në atë botë të amshueshmë dhe u prefsh i qetë në parajsë o zoti Qamil. Ngushllime edhe njëhere familjes Rashiti.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...