Bedri Ajdari ’shpërthen me porosi emocionuese‘ ndaj shqiptarëve për protestat e nesërme!

Date:

Anëtarët e Këshillit Organizativ të protestës “PROTESTOJ SHQIP” kanë mbajtur sot një konferencë për gazetarë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, ku kanë njoftuar për rrjedhën e aktiviteteve organizative për protestën e nesërme.

Edhe një herë, është rikujtuar se marshi protestues gjithëshqiptar “PROTESTOJ SHQIP” do të fillojë në parkun e Çairit në orën 17.00 dhe do të lëvizë nëpër rr. Cvetan Dimov, deri te semaforët e qendrës tregtare “Mavrovasja”, ku do të kthejë djathtas dhe do të drejtohet te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Ndërkohë, gjatë pres-konferencës fjalim shumë emocionues ka mbajtur Bedri Ajdari, familjarit të të dënuarve në rastin „Monstra“, i cili në apelin e tij për shqiptarët tha, – „Qytetarë të nderuar ju ftojë që nesër të merrni pjesë sa më masovikisht në protesta, sepse ju e ndaluar zhdukjen e Haki Azirit, ju e ndaluat me reagimin tuaj autobusët mos të përgjaken me nxënës shqiptarë, ju i ndaluar skenaret e shumta, ju i ndaluat skenaret që ishin edhe më të errëta se Kumanova. Prandaj ju ftoj që në përkrahje tuaj dhe ti përkrahjen të gjithë këtyre rasteve, dhe ti jepni epilog drejtësie, sepse e keni parasysh ju e ndaluat edhe rastin e Sopotit mos të merr epilog negativ, pra i ftoj të gjithë shqiptarët nesër në protesta, ngase kjo platformë është gjithëshqiptare“. /Almakos/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...