Ballkanasi e pushon nga puna policin zviceran

Date:

Një polic zviceran nuk e ka denoncuar rastin e një hajni të dyshuar. Gjykata tashmë e ka dënuar për favorizim të plaçkitjes. Shuma e plaäkitjes është jo më shumë se 26.60 franga zvicerane, ndërsa i dënuari është pushuar nga puna
Pasdite e së premtes, në një shitore në stacionin e trenit në Bernë. Një çift ka tentuar që të fshehë mall të shitores, duke mos e paraqitur në arkë. Por, detektivët arrijnë t`i hetojnë dhe ta alarmojnë policinë. Në shportën e tyre gjenden gjëra ushqimore në një vlerë prej 26.60 frangave zvicerane, për të cilat nuk kanë paguar.
Kryerësja e veprës jeton në Bernë, ndërsa kryerësi jeton në Ballkan, shkruan e përditshmja zvicerane „Berner Zeitung“. Ai ka ardhur në Zvicër vetëm për vizitë. Shefi i shitores dëshiron të ngritë kallëzim penal për çiftin, ndërsa njëri nga policët i sqaron se gjasat për konsekuenca dënimi për këtë rast janë minimale në krahasim me përgatitjen e kallëzimit penal, i cili do të kushtonte më shtrenjtë.
Me këmbëngulje, shefi dëshiron të padisë që të dy krerësit e veprës, ndërsa për ta përfunduar rastin sa më shpejtë, policët vendosin që të bëjnë një kallëzim penal vetëm për banoren e Bernës.
Rasti kishte ndodhur një vit e gjysmë më parë, ndërsa polici që nuk e ngriti kallëzimin e dytë penal, nga dita e enjte nuk është më në punë. Ai është dënuar nga gjykata, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare me vetëdije.
Avokati i policit ka reaguar ashpër: „Ende nuk kam përjetuar një gjë të tillë. Ai nuk e ka njohur asnjërin nga hajnat, ai nuk ka përfituar asgjë nga ky rast dhe sipas mendimit tim, ai është dashur të lirohet nga akuza“. Se a do të bëjë ankesë për këtë rast, mbetet të shihet në vazhdim.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...