Treni i mallrave del nga binarët në afërsi të Bazelit, humb jetën lokomotivisti

Date:

Një tren mallrash i BLS është aksidentuar të enjten në afërsi të Bazelit në Gjermani. Ai e goditi një pjesë betoni dhe doli nga binarët. Lokomotivisti gjerman i trenit (51) humbi jetën, ndërsa janë plagosure edhe disa persona.

Aksidenti ka ndodhur kur një pjesë e një ure ka rënë mbi binarët në të cilët po qarkullonte treni, ndërsa lokomotivisti nuk ka mundur të frenojë me kohë dhe është përplasur në të“, ka deklaruar një zëdhënës.

Pas aksidentit, relacioni Freiburg (D) – Bazel ishte e mbyllur, ndërsa pritet të hapet mëngjesin e së hënës. Policia dhe shërbimet e urgjencës kanë dal në vendngjarje me një kontigjent të madh, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Mbyllja e linjës hekurudhore midis Freiburgut dhe Bazelit gjithashtu ka një ndikim në trafikun ndërkombëtar të udhëtarëve midis Zvicrës dhe Gjermanisë. Trenat e ICE-s që shkojnë drejt veriut fillojnë vetëm nga Freiburgi, siç thotë Deutsche Bahn. Autobusët zëvendësues ose trenat rajonalë e përshkojnë Bazelin dhe Freiburgin. Koha e udhëtimit zgjatet deri në 90 minuta.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...