Gjermanët që jetojnë në Zvicër mund të shkojnë në Gjermani e të kthehen. Por tani ata mund të gjobiten. Këshilli Federal ka forcuar masat e koronavirusit në përputhje me rrethanat.
Në fillim dukej një shaka e muajit prill. Policia rajonale Zurzibiet, të mërkurën nëpër mediat sociale publikoi një fotografi me një pllakatë të Administratës Federale të Doganave. Në të shkruhej: «Nuk ju lejohet të dilni nga vendi për të blerë mallra. Blerjet e mallrave refuzohen kur të ktheheni në Zvicër. Duke përfshirë edhe gjobën shtesë».
Sidoqoftë, kjo nuk është aspak shaka, siç konfirmoi policia rajonale e Zurzibiet, shkruan „Aargauer Zeitung“, përcjell Shtegu.com. Kjo është një rregullore e re e nga Administrata Federale e Doganave.
Në të vërtetë, nuk është një rregullore e re, por thjesht një adaptim i masave ekzistuese të Këshillit Federal kundër COVID-19. Dhe me të një shtrëngim.
A mund të blehet akoma jashtë Zvicrës?
Të hënën, më 16 mars, policia federale gjermane mbylli kufirin me Zvicrën. Vetëm udhëtarët ndërkufitar që punojnë në vendin fqinj lejohen të kalojnë kufirin. Kufiri është gjithashtu i hapur për lëvizjen e mallrave dhe për njerëzit me një përjashtim, për shembull kur vizitoni një anëtar të familjes që është para vdekjes.
Po qytetarët gjermanë që jetojnë në Zvicër dhe që duan të bëjnë dyqane në Gjermani? Gjermania teorikisht do të duhej t’i linte ata të hynin. Zvicra në rrugën e kthimit gjithashtu. Edhe qytetarët zviceranë nuk mund të refuzoheshin për tu kthyer në shtëpi.
A lejohen gjermanët që banojnë në Zvicër të kalojnë kufirin dhe kthehen si turistë në blerje?
Këshilltarja federale Karin Keller-Sutter të mërkurën foli në lidhje me përjashtimet në trafikun ndërkufitar. Ajo tha se duhej një arsye bindëse për të udhëtuar. „Sigurisht jo për të tregtuar ose sepse jeni mërzitur“. Te policia federale gjermane gjithashtu tingëllon ngjashëm: „Hyrja për qëllime turistike, tregtare ose udhëtime për vizita nuk lejohen më“, është shkruar në faqen e tyre të internetit.
Në rregulloren kundër COVID 19, të cilën Këshilli Federal e ashpërsoi të enjten, tani parashikon edhe gjoba për udhëtarët ndërkufitar që nuk respektojnë rregulloret e udhëtimit.
Pra, kushdo që bën pazar jashtë vendit, tani do të gjobitet?
„Po“, konfirmon Matthias Simmen, zëdhënës i mediave në Administratën Federale të Doganave. „Ashtu si me ndalesën e grumbullimit të personave, gjoba është 100 franga zvicerane“. Ky hap është i domosdoshëm sepse ka ende shumë njerëz që nuk i respektojnë masat e marra për të mbrojtur shëndetin e popullatës. Edhe mallrat e blera janë refuzuar.
Gjoba në Gjermani është 1000 euro
Një udhëtim i shkurtër tregtar përtej kufirit mund të jetë i kushtueshëm. Matthias Simmen paralajmëron se kushdo që shkon jashtë vendit tani dhe kthehet në Zvicër me mallra të blerë, i shkel rregullat e huaja. Një vështrim në tekstet ligjore të vendit fqinj e konfirmon këtë. Për shembull, rregullorja kundër koronavirusit e shtetit federal të Baden-Wurttemberg thotë se „udhëtimet, veçanërisht për qëllime tregtare ose argëtimi“ janë të ndaluara. Shkeljet madje mund të dënohen me deri në 1000 euro.
Pavarësisht nga aspektet financiare, Matthias Simmen në mënyrë të qartë këshilloi që të mos bëhen udhëtime të panevojshme, në veçanti që të ketë sa më pak ndikim në ekonomi dhe kujdesin shëndetësor. Meqenëse vendkalimet kufitare janë mbyllur, bllokimet e trafikut që janë të gjatë disa kilometra, si në pikën kufitare Koblenz-Waldshut, janë bërë një problem masiv për udhëtarët ndërkufitar që punojnë në spitalet Aargau dhe termocentralet bërthamore. Simmen: „Tani vetëm ata që me të vërtetë duhet të jenë, duhet të kalojnë kufirin“.

