Dyshohet se një shtetas kroat vrau nënën e tij në Zvicër

Date:

Në Emmenbrückte të Zvicrës ka ndodhur një vrasje. Policia zvicerane ka arrestuar nje shtetas 20-vjeçar kroat.

Të enjten rreth orës 13:06, një person është lajmëruar përmes telefonitnë polici. Ai tha se sapo kishte vrarë një person në banesën në Oberhofmatte. Para ndërtesës, policia arrestoi një person, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Në banesë u gjet një grua me të prera dhe plagë nga thika, ka njoftuar polcia në një komunikatë. Shërbimet e emergjencës kanë mundur vetëm ta konstatojnë vdekjen e gruas. Identifikimi i viktimës është ende në rrjedhë e sipër.

Hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë, të cilat është duke i zhvilluar Prokuroria Publike në Sursee. Autori i dyshuar është një shtetas 20-vjeçar kroat. Hulumtimet fillestare kanë treguar se bëhet fjalë për një dramë familjare, nga deklaratat e dëshmitarëve. Viktima është nëna e tij. Autori i dyshuar thuhet për një kohëtë gjatë ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor.

Për shkak të hetimeve në vazhdim, policia aktualisht nuk jep ndonjë informacion të mëtejshëm mbi krimin, rrjedhën e krimit ose motivin e mundshëm.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...