Tragjedi e rëndë në Zvicër: Pesë persona digjen në veturë

Date:

topelement (1)Tragjedi e rëndë ka ndodhur gjatë natës së shtunë në Rheinfelden të Zvicrës. Një veturë me shtatë persona përbrenda, ka goditur një kandelabër dhe një dru, duke u vënë në flakë. Me këtë rast jetën e kanë humbur pesë personave.

 

Në rrugën „Alte Salinenstrasse“ në Rheinfelden të Zvicrës, natën e së shtunës ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni. Një VW Golf me shtatë persona përbrenda, rreth orës 03.20, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin duke dalur nga rruga e duke goditur një kandelabër e më pas edhe një dru, shkruajnë mediet zvicerane, transmeton „Shtegu.com“.

 

Me këtë rast, jetën e kanë humbur pesë persona, ndërsa dy të tjerët kanë marrë lëndime të rëndë. Për momentin ende nuk ka të dhëna lidhur me kombësinë dhe moshën e viktimave, ka komunikuar Policia kantonale e Aargaut.

 

Pas arritjes së policisë në vendin e ngjarjes, dy të mbijetuarit kishin arritur të largohen nga vetura në zjarr dhe menjëherë dërgohen në një spital të Bazelit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...