Gazetari shqiptar në pritje të vizës B në Zvicër

65 Lexime

Ai i cili meret me politkë shqiptare, padyshim se ka dëgjuar për Skender Tufën. Si botues i gazetës „Plaga“, ai ishte një kritikues i pushtetit, përderisa nuk iu këshillua që ta lëshojë vendin. Tani, në Amriswil të Zvicrës ai është në pritje të vizës B.

 
Brenda vetëm dy viteve, Skender Tufa në Shqipëri ishte arrestuar dhjetëra herë. Si aktivist politk, botues i gazetës „Plaga“ dhe pjesëmarrës i një greve urie, ai u bë emër i njohur në shtetin ballkanik dhe sipas pohimeve të tij, u bë objekt vëzhgimi i politikës aktuale shqiptare. „Më kërcënuan që të jem i qetë, përndryshe familja ime dhe unë do të pësonim“, rrëfen Tufa me një gjuhë të përzier të anglishtes dhe gjermanishtes, për „Oberthurgauer Nachrichten“, transmeton „Shtegu.com“.

 

 

I mësuar nga represaljet e ndryshme, aktivistit shqiptar tashmë i ishte bërë e qartë se siguria e familjes së tij në vendlindje nuk ishte më e garantuar. Vendimi për tu arratisur në Zvicër erdhi shumë shpejt: „Zvicra është një vend i sigurt, ka ligje të mira dhe shkolla të mrekullueshme për fëmijët e mi“, pohon Tufa. Më tepër se tre muaj, Skender Tufa është në Amriswil në pritje të shqyrtimit të kërkesës së tij për azil. Ai shpreson se statusi i tij si refugjat politik, do të pranohet nga autoritetet zvicerane. „Për mua është me rëndësi që njerëzit ta kuptojnë përse unë jam këtu. Paraja nuk është gjithçka për mua, unë jam këtu për shkaqe politke“, spjegon Tufa.

Kthimi në vendlindje, për Tufën nuk është opsion. Po që se ai e merr definitivisht lejen e rregullt të qëndrimit në Zvicër, ai parasheh që sërish të vazhdojë botimin e gazetës „Plaga“. Rezultatin e procedurës së këkresës për azil, Tufa është duke e pritur në javët në vazhdim. Skender Tufa më në fund, pohon: „Nuk dua privilegje. Vetëm mundësinë që në një vend të sigurt ta ndërtoj ardhmërinë“. (Shtegu.com)