Tragjedi e rëndë: Aksident i rëndë në Kumanovë, humbin jetën tre të rinj

652 Lexime

Tre persona e kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi në Kumanovë gjatë të martës, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, informojnë mediet në Maqedoni.
Sipas informatave të para të SPB Kumanovë, vetura e llojit „BMë“, duke lëvizur nga lagja Bedinje për në Kumanovë, rreth orës 17.00, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga „11 Nëntori“, është rrokullisur dhe ka rënë nga ura në autostradë, përmes së cilës ka qenë duke lëvizur një kamion.
Në veturë kanë qenë katër persona, prej të cilëve dy vdesin në vend të ngjarjes, ndërsa njëri rrugës për në spitalin e Kumanovës, kanë informuar nga ndihma e shpejtë në Kumanovë.
Personi i katërt është i lënduar rëndë, ndërsa sipas informatave të njëjta, edhe vozitësi i kamionit është i lënduar, i cili në përpjekje për ta mënjanuar aksidentin, ka dalë në anën e kundërt të rrugës.

Isuf Asani, Valon Maksuti dhe Egzon Shabani janë tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin fatal në Kumanovë.
Tre të rinjtë të moshave 17 dhe 18 vjeç ishin nxënës të viti të tretë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë, informon INA.
Valon Maksuti dhe Egzon Shabani janë nga Kumanova, ndërsa Isuf Asani nga fshati Vaksincë. Udhëtari i katërt në makinën e tipit “BMW” që ka shpëtuar me plagë të rënda është bashkëmoshatar nga fshati Hotël i komunës së Likovës.kumanov_vdekurit_764157442