Ndërron jetë „Sigi“, personi me të cilin identifikohej kryeqyteti zviceran

89 Lexime

E përditshmja zvicerane „Der Bund“ informon se këtyre ditëve ka ndërruar jetë „Sigi“, një person kontrovers, por shumë i dashur në kryeqytetin e Bernës. Lidhur me vdekjen e tij, ka pasur mbi 2.000 reagime në Facebook dhe artikulli ka qenë më i lexuari në 24 orët e fundit. Vdekja e Sigit ka tronditur qytetarët e Bernës. Edhe pse ai nuk ishte parë kohëve të fundit, ai asnjëherë nuk është harruar nga qytetarët. Fjalia e tij e parë kur takonte ndonjërin ishte: „Më jep një cigare, apo më jep një birrë“. Një përdorues i rrjetit social ka përshkruar në faqen e tij takimin me Sigin: „E kujtoj ende takimin e parë me te. Ishte duke ecur dhe kënduar me një birrë në dorë dhe u drejtua nga unë. Mendova, çfarë dëshiron tash nga unë. Ma vendosi dorën mbi sup dhe filloi të filozofojë“. Edhe nga shqiptarët Sigi mbahet mend si njeri i dashur dhe gjithnjë i dehur.