Rexhallarai para nisjes për në Baku: Do të jap maksimumin

61 Lexime

Grupi i parë i sportistëve dhe personave zyrtarë, në mundje, karate dhe kajak të udhëhequr nga shefi i delegacionit, Vlladimir Bogoevski, sot në mbrëmje udhëtojnë për në Baku.

Ekspeditën e Maqedonisë do ta përbëjnë rreth 70 persona, 44 sportistë, prej tyre edhe mundësi Jasin Rexhallari dhe selektori i mundjes Lulzim Vrenezi. Në këtë samit europian do të marrin pjesë 6.000 sportistë nga 50 vende evropiane.
“Është kënaqësi të marrësh pjesë pasi këto janë si Lojëra Olimpike. Pres rezultat të mirë ngase përgatitjet që i kemi zhvilluar në Bullgari kanë rrjedhur mirë. Lëndime nuk ka pasur dhe shpresoj se me pak fat në shortë besoj se do të kthehemi me rezultat të mirë. Do të jap maksimumin për të ardhur deri te medalja”, tha Rexhallari.

Me këtë rast në ambientet e KOM u mbajt preskonferencë në të cilën u prezantuan sportitstët të cilët të parët do të nisen për në Baku, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësues të federatave të tjera sportive, pjesëmarrëse në LE Baku 2015.

Nga ana e presidentit të KOM, dr.Vasil Tupurokovski është publikuar informacioni se për medalje të artë në LE, fituesit e medaljeve do të shpërblehen me nga 4.000 euro, për medalje të argjendtë do të fitojnë 2.500 euro dhe për medalje të bronztë 1.500 euro. Shpërblime financiare do të ketë edhe për sportistët e tjerë të cilët do të kenë plasman të lartë në LE Baku 2015. Nga këto shpërblime janë mënjanuar atletika (merr pjesë liga e tretë) si dhe sportistët e vegjël (notuesit). Prej 20 sporteve që do të përfshihen në këtë manifestim Maqedonia do të garoj në nëntë disiplina.

Lojërat olimpike verore mbahen për herë të parë këtë vit dhe do të organizohen cdoherë një vit para Lojërave Olimpike. Garat do të zgjasin nga 12 deri 28 qershor./lajm/