Tmerrohen udhëtarët pasi një pasagjer tenton ta hapë derën e avionit

Date:

Ndalesë fluturimi për pesë vite dhe gjobë në të holla në vlerë prej 600 eurosh ka marrë një pasagjer i fluturimit në relacionin prej Edinburgu deri në Amsterdam, nga kompania ajrore holandeze KLM. Në të vërtetë, pasagjeri James Gray, gjatë fluturimit të avionit, në një lartësi prej nëntë mijë metrash, ka tentuar të hapë derën e avionit, duke menduar se bëhet fjalë për derë të WC-së.

 

 

Porsa avioni ka aterruar në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, ai është ndaluar nga policia dhe është dërguar në paraburgim.

 

 

„U përpoqa tu spjegoj se bëhet fjalë për një gabim të thjeshtë, thjeshtë, vetëm u habita. Por, pas aterrimit, erdhi policia dhe më arrestoi duke mos u sjellur aspak miqësisht“, ka deklaruar Gray për mediet lokale, transmeton „Shtegu.com“.

 

 

Ai pohon se aspak nuk e ka pasur ndërmend të hapë derën e avionit, por se bëhet fjalë vetëm për një gabim, ndërsa askush nuk ka dashur t`i besojë.

 

 

Nga ana tjetër, kompanija KLM ka komunikuar se pasagjeri i është dorëzuar autoriteteve për shkak të „sjelljes së keqe“ gjatë udhëtimit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...