Ja si duken 20 mijë euro të grisura !

492 Lexime

Që nga fundi i muajit gusht të këtij viti, në Darmstadt të Gjermanisë, janë gjetur të holla origjinale të grisura, në 23 vende të ndryshme!

 

 

Tani, policia gjermane ka marrë në hetime rastin se kush mund të jetë autori i grisjes së banknotave prej 500-, 100- dhe 50 euro. Banknotat janë gjetur nëpër vende të ndryshëm, nëpër bankina, në rrugë apo edhe në shporta të mbeturinave.

 

44

 
Gjithsej, bëhet fjalë për rreth 20 mijë euro, të cilat do të hetohen nga Banka federale gjermane. Por, ende nuk është e sigurt se për çfarë shume të të hollave të grisura bëhet fjalë. Rainer Elm (50) nga Qendra analizuese e Bankës federale të Mainzit ka deklaruar për „Bild“ se kjo shumë është vetëm një supozim, transmeton „Shtegu.com“.
Dyshimet lidhur me personin i cili ka ndërmarrë këtë hap të çuditshëm janë të fokusuara në drejtime të ndryshëm. Shkatërruesi i të hollave mund të jetë i sëmurë psikik, apo ai dëshiron të shprehë publikisht pakënaqësinë e tij. Një ide tjetër: Mund të bëhet fjalë për një afekt. Shkatërrimi i të hollave në Gjermani ka shkaktuar reagime të ashpra.

 

5

 
Por: „Ende nuk ka dëshmi për një krim“, deklaron Ferdinand Derigs, zëdhënësi i policisë gjermane nga Darmstadti. Deri më tani, policia ende nuk ka ndonjë informatë se kush mund të jetë autori i veprës dhe nga është prejardhja e të hollave. Aktualisht, dy bashkëpunëtorë të Bankës federale, me ditë të tëra janë duke u përpjkeur që t`i sistematizojnë copat e grisura të të hollave në vendet e tyre përkatëse, ndërsa kjo punë e vështirë mund të zgjasë edhe disa javë.