Tetovë, rrihet mjeku- përfundon në neurokirurgjinë e Shkupit

75 Lexime

Sot në Repartin e dermatologjisë në Spitalin klinik të Tetovës, një pacient ka sulmuar fizikisht mjeku A.E. (45) nga Tetova. Mjeku  është sulmuar nga ana e pacientit A.B. (43) nga fshati Reçicë e Madhe, i cili menjëherë është arestuar dhe është mbajtur  në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit. Sulmin e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai deklaroi se gjendja shëndetësore e mjekut është stabile.

Venko Filipçe

“Tani na treguan për këtë incident. Për fat të mirë nuk ka lëndime serioze. Tani është një gjendje stabile dhe do ta mbajnë nën kujdes intenziv në klinikën neurokirurgjike”.

Në lidhje me këtë rast kanë informuar edhe nga Shoqata e mjetë shqiptar në vend, anëtar i së cilës është edhe mjeku i sulmuar.

Nevzat Elezi

“Pacienti ka kërkuar nga mjeku i sulmuar që të merr deklaratë me nënshkrim se mjeku tjetër, ku është dashur të pranohet në termin, nuk ka qenë në punë. Mjeku tjetër ka qenë në mbledhje tek drejtori. Pacienti i revoltuar se është refuzuar, e ka goditur dhe ka ikur. Në ndërkohë, ka ardhur policia dhe për 15 minuta, pacienti sërish është kthyer dhe në prezencë të policëve ka rrahur mjekun i cili ka marrë lëndime serioze”.

Për shkak të lëndimeve të marra në kokë, mjeku menjëherë pas kësaj, është transferuar në Qendrën klinike në Shkup, ku edhe po mjekohet./Shenja